“Rama nën hetim për çështjen McGonigal, është shpallur i pandehur”

0

Kreu i Partisë Demokratike ka zbuluar detaje të reja lidhur me çështjen “Rama-MCgonigal”.

Në një intervistë për gazetaren Erla Mëhilli ai tha se kryeminsitri Edi Rama është 100% nën hetim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se është shpallur i pandehur.

Ndër të tjera i pyetur se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi Ramën ai tha se ai ka paguar vrasës me pagesë kundrejt opozitës dhe se është i përfshirë në korrupsion pas skandalit të dalë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

“100% është nën hetim, është i pandehur . Në hetim është absolutisht, në atë njoftim që ka njoftuar që në shtator Business Insider e tregon qartë. Është hetim me autorizim gjykate. Dua të them që imuneti diplomatik ekziston. Rama ka ndërmarrë akte, ka paguar vrasës me pagesë për pjesëtar të opozitëë. Ai ka vazhduar me McGonigal një sërë veprimesh. Kjo sjellë pasoja shumë të rënda. Në amerikë një pjesë e gjyqit është mbyllur”, tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu