Rama njëlloj si Berisha, vetëm se është kryeministër nuk i ka ardhur non grata

0

Gazetari Poli Hoxha është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama ende nuk është shpallur “non grata” vetëm se është kryeministër.

Në një intervistë për Euronews Albania, referuar aferës së McGonigal, Hoxha theksoi se Rama është në të njëjtën llogore me kreun e PD-së Sali Berisha.

Ndër të tjera ai shtoi se Rama në Uashington akuzohet për korrupsion dhe minim demokracie, njëjtë si Berisha.

“Edi Rama vetëm se është kryeministër nuk është “Non Grata” nga SHBA. Tek dosja në Uashington Rama në dosje akuzohet për korrupsion dhe minim demokracie. Rama është futur në një llogore me Berishën në raport me SHBA.  Duke qenë në këtë llogore këta janë dhe bashkë. Ajo që po kuptoj unë është se ata duan t’i tregojnë perëndimin se kanë në dorë stabilitetin.

Këta kujtojnë se do  të luajnë këtë lojë, që ne të dy kemi në dorë stabilitetin në Shqipëri në një kohë që Rusia i ka duart e zgjatura”- theksoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu