Rama po e xhiron tërë opozitën…

0
Shkruan Zef Ndreka
Pasi e arriti qëllimin për përçarjen e opozitës siç deshi, Edi Rama dhe Sali Berisha edhe per pak kohë mbetën dinozauret e politikës shqiptare.
Berisha me shumicë të theksuar në opozitë, ndërsa Rama ndjehet shumë komod dhe fitues përballë non grat-ës dhe ndjekësve të tij.
Pasi i lodhi e i stërmundoi deri në fund, pasi luajti gjithë “gurët” që të jep pushteti i Kryeministrit, pasi loboi maksimalisht për ta degjeneruar PD ndërkombëtarisht, pasi ju “lut” me dhjetra e qindra herë edhe haptazi publikisht Lulzim Bashës të ngrihej nga gjumi se do e “kafshonte” pala tjetër e Foltorës, pasi i dërrmoi në garat elektorale të pushtetit lokal, pasi i uli në “gjunjë” të gjithë, Edi Rama ndryshoi taktikë: Njohu si kundërshtarë të tij politik, pikërisht grupimin rreth non grat-ës!
Rama e bëri enkas këtë njohje dhe për ti “zbutur”ngriti dy komisione parlamentare krejtësisht të pa vlera. Me këtë njohje, lojë teatrale, Rama ju minoi “revolucionin e premtuar”, nxorri jashtë loje PD-në zyrtare, dhe vazhdon i qetë betejën politike deri në fund, duke i mbajtur dy palët peng të vulës dhe të përçarë.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. E mbylli Berishën në katin e tetë, mbylli komisionin për reformën zgjedhore, rikonfirmoi marrëveshjen e 2008-ës me të cilën erdhi në pushtet, duke qeverisur i qetë, por duke ju ofruar shqiptarëve vetëm skandale, korrupsion dhe lugën e zbrazët për opozitën!
– Si do e marrë pushtetin opozita?!
-Në çmënyrë do e rrezojnë Ramën?!Përse opozitarët nuk flasin asnjë fjalë të vetme për punësimin, për taksat, për investimet, për prishjen e tregjeve, për bankat, për bisnesin, për varfërinë, për projektet e zhvillimit?!
Për këto heshtin!
Përndryshe, për kullat e ngrejnë zërin!
Opozita, për asgjë nuk lëviz! Nuk dëgjohen të artikulojnë projekte serioze për prodhimin, për ekonominë. Ekonomia në krizë, ka pasuar edhe krizë e thellë në politikë.
Ndërkohë, zgjidhja më e lehtë për shqiptarët mbetet braktisja e vendit, ikja!
A do të ishte më mirë të zgjohen politikanët gjumashë, populli, shoqëria civile për ta parë më me vëmendje se përse dhe çfarë po ndodh rreth nesh!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu