Rama të thyejë qafën

0

Deputeti i PD, Edi Paloka deklaroi se shumë shpejt opozita do ta rrëzojë Edi Ramën nga qeveria, një deklaratë qesharake që askush nuk e beson.

Paloka tha se opozita do të fillojë protestat ndërsa kishte edhe një thirrje të dëshpëruar për kryeministrin Edi Rama.

”Ishte bllokuar nga garda edhe podiumi. Kjo është një shkelje skandaloze e ligjit. Kemi kaq kohë që garda hyn në sallë dhe bllokon deputetët pa nisur akoma seanca. Garda mund të ndërhyjë kur i vihet flaka Kuvendit, sigurisht siç ndërhyri dhe u lejua edhe nga. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë. Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë. Rama e pa që nuk na ndalon dot. Kështu që o t’i thërrasë mendjes dhe të hapë rrugë e të thyejë qafën, ose të presë t’ia thyej qafën shqiptarët. Protestat do të nisin në momentin më të përshtatshëm”, tha Paloka….

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu