“Ramës po ia mbajti të vijë në debat”, Berisha: Tmerrohej nga dritarja, jo më në shesh

0

Pas lirimit nga ‘arresti shtëpiak’, Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët, ku u pyet edhe për kryeministrin Edi Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij.

Sipas Berishës, Rama tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.

“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat.

T’ia nxjerr të gjitha një nga një, lidhjet me krimin që ka. Vjedhjet që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë”, tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu