Reforma në drejtësi në dorë të motrës së Belinda Ballukut, ONM ankimoi 90% të vendimeve psi ajo mbron hajdutët

0

Nga 55 gjyqtarë e prokurorë që janë shkarkuar nga trupa e Vettingut e drejtuar nga Pamela Qirko, 50 prej tyre kanë ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, me argumentin se ai ka qenë subjektiv dhe i pabazuar në prova.50 gjyqtarë e prokurorë kanë kërkuar proces rivlerësimi.

Shifër kjo që përbën gati 90% të vendimeve të dhëna nga Pamela Qirko.

Ndërkaq kontestime për vendimet e qirkos ka pasur edhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit, i cili ka kërkuar që 25 vendime të KPK të rishikohen.

Ndër to, 6 janë firmosur nga trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, motra e zëvendeskryeministres Belinda Balluku.

5 nga vendimet e Qirkos të ankimuara nga ONM, janë ndryshuar nga kolegji i Posaçëm i Apelimit.

4 subjekte, të cilat ishin rikonfirmuar në detyrë nga Pamela Qirko, u shkarkuan nga KPA, për një tjetër u vendos rihapja e hetimit, dhe vetëm një vendim mbeti i pandryshuar.

Duket se lidhja nepotike e kryetares së KPK me zëvendëskryeministren e qeverisë “Rama”, influencon në vendimet e KPK.

Pamela Qirko ka një rol të dyfishtë në Vetting, sepse jo vetëm ka të drejtën e votës për shkarkim ose rikonfirmim, por si kryetare e KPK kontrollon edhe shortin e gjithë gjyqtarëve që shqyrtojnë dosjet.

Agjencitë qeveritare si KESH, OSHEE, OST, Drejtoria e Transporteve, ARRSH etj drejtohen nga zv/kryeministrja Balluku dhe të gjitha mosmarrëveshjet që ato prodhojnë, shkojnë në gjyqe.

Gjyqtarët që shqyrtojnë këto dosje varen nga motra e Belindës, Pamela Qirko, e cila ka në dorë karrierën e tyre.

Është një nga rastet me të paprecedenta të influencës së qeverisë mbi sistemin e kontrollit të gjyqtarëve; njëra motër zëvendëskryeministre dhe tjera kryetare e komisionit të Vettingut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu