Shkruan Ndoj Mhilli
Më dhimbsen të paditurit radikalistët terroristë, që po ju shket poshtë këmbëve diktatura anti-njerëzore, ama më qanë shumë zemra për fashistët e krishterë që ju ra një mik dhe mburojë, që i financonte e bashkëpuntonte me ta, gjoja për rrëzimin e demokracive dhe botës perëndimore, me qëllim krijimin e një rendi të ri fashistë botërorë imagjinar, të zhytur në diktatura, teokraci, karistokraci, mjerim, varfëri, korrupsion, frikë, dhunë, vrasje, krime, terrë, sheriat, prapambetje, shpellarizëm, luftra dhe ferr. Të të dhimbset një regjim diktatorial që shpërndan kudo në botë radikalizëm, terrorizëm, dhunë, drogë, prostitucion, vrasje, krime dhe vdekje, si dhe që përbënëte kërcënim për demokracitë dhe botën e qyteruar, i bie të jesh aq i sëmurë psiqik saqë nuk ka psikiatër në botë që të merrë përsipër a të bënëë dërman nga psikoza që të ka kapluar e skllavëruar. Dihet se kudo ku janë ato vetëm errësirë, varfëri, krime, korrupsion, mjerim e padrejtësi çnjerëzore ka. Na e mëson historia këtë. Mjafton të shihni, Lindjen e Mesme, Shqipërinë, Barazilin dhe Amerikën Latine për të kuptuar se çfarë zhvillimi, demokracie, liri dhe mirësie sjellin kudo ku janë. Fashistët nuk kanë fe, ata janë të krishterë edhe mysliman, ata i bashkonë ligësia e satanit dhe radikalizmi fetar të dashur vëllezër shqiptar të çdo besimi.
Ky regjim çnjerëzor sikurse të gjithë regjimet diktatoriale në përgjithësi ka nxitë shumë ideologji, propagandë, radikalizma, terrorizëm, konflikte, pabesi, krime çnjerëzore, konflikte civile, luftra, likujdime dhe vrasje të njerëzve të pafajshëm. Kësisoj, nuk e kuptoj dot se si një njeri me mend në krye, që beson në Zot dhe tek e mira mund të përkrahë këtë regjim dhe këtë të keqe kundër-njerëzore?! Logjika nuk ma rrokë kurrsesi se mund të ketë kësi budallenjsh në shekullin e inteligjencës artificiale. Sidoqoftë, dihet se këta nuk janë besimtarë të Zotit, por ideolog mjeranë që fshihen pas emrit të Tij dhe feve, duke keqpërdorë emrin e tij dhe të religjioneve si mburoj për qëllimet e tyre të liga politike dhe mbajtjen peng të popujve nën thundrën e skllavërinë e tyre diktatoriale.
Çuditërisht shumëkush i rënën pre e këtyre ideologjive, u ekzaltua nga sulmet e Trump ndaj Evropës dhe botës perëndimore në përgjithësi dhe nga lëkundja e aleancës euro-atlantike, ata u gëzuan se menduan se do të fragmentarizohej dhe binte Perëndimi. Në vetvete një ekzaltim i ligë, psikopatik, donkishotesk dhe qesharak. Kjo është njësoj si të gëzohesh e lumturohesh se nga parajsa do të shpërngulesh për në ferr. Në kushte të tilla është mjaft e mjerë që dikush të gëzohet nga lëkundja a rënia e demokaracive perëndimore, kur me gjithë të metat e ligësistë që kanë, janë modeli më i mirë që kemi të jetësuar deri më tani në këtë planet, që vuan nga ligësia e vetvetes. Megjithatë, uroj që qenia njerëzore të shpikë modele edhe më të drejta, edhe më të mira! Sidoqoftë, u tulatën, kur nëpërmjet publikimeve, u bëra të ditur nëpërmjet logjikës se, Perëndimi është ngritur dhe ka arritë aty ku është për shumë shekuj, sidomos 400 vitet e fundit, dhe nuk mund ta rrëzoj dot edhe po të dëshiroj për 4 vite Trumpi. Buzëqeshja e mjerë u ngiru në sy trushplarëve fashistë të të gjitha feve dhe kombësive. Libidoja dhe orgazma e tyre nga rrëzimi i Perëndimit u shua, kur kuptuan se logjikisht Perëndimin nuk e rrëzon dot kushdo qoftë ai për 4 vite edhe sikur ta ketë si qëllim dhe strategji. Pavarsisht se në këtë rast mbase kishim të bënëim kryesisht me presion ndaj Evropës që flinte në shtratin e Rusisë dhe populizëm për nevoja të brendshme politike, apo edhe një shtërngim duarshe dhe ulje tensionesh mes Uashingtonit dhe Moskës.
Sidoqoftë, politika vepruese e elitës dhe e tij në këtë kohë trazirash, po shërben për ta shkundur e zgjuar nga gjumi letargjik Evropën e plakur dhe në krizë demografike, e cila nuk po zgjohej dot gjatë 15 viteve të fundit, pavarsisht këmbanave që i binin ndër veshë nga ne që në vitin 2015 a Trump në këtë mandatë, jo për ta rrëzuar apo shuar siç mjerishtë e kanë keqkuptuar a keqpërdorur edhe shumë budallenjë evropianë, por për ta shpëtuar, nëpërmjet teraupisë së shokut, meqenëse nuk kishte reagime domethënse nga ana e tyre. Mesa duket këta njerëz dëshirojnë që në shekullin e XXI të jetojnë ende si në mesjetë nën diktatura fashiste dhe ligje të çmenudra të sheriatit apo teokracive të gjithfarësojta. Sidoqoftë, qasja e re populiste e Trump që sapo kishte ardhur në pushtet, megjithëse po i levërdiste dhe shërbente Rusisë si ligjërim populistë, në dëm të Ukrainës, po shërben për një gjë: ndërgjegjësimin dhe zgjimin e elitës dhe popullit evropianë kundrejtë agjendave për pushtimin, radikalizimin agjenturorë ruso-iraniano-turko-arabo-kinez me qëllim final futjen e luftrave religjoze në zemër të Evropës dhe botës perëndimore, nëpërmjet islamit politik – agjenturave iraniane dhe përplasjes religjoze, që do të shkaktote ai me popullsinë vendase të krishterë evropiane. Gjë që do të sillte lindjen e ideologjive të reja, luftra fetare, anarki, e ndoshta edhe rënien e demokracive Perëndimore dhe futjen e diktaturave teokratike a fashiste në këtë kontinent. Pra kthimin në mesjetë, ku në emër të feve u bënëë gjenocide pafund anë e mbanë botës.
Kësisoj, ne rrekemi ta kuptojmë dhe përtypim mllefin, dhimbjen e disa njerëzve religjozë radikal të rënë pre e këtyre agjendave të ideologjizuar për shkak të besimit të tyre religjoz, mirëpo nuk e rrokim as kuptojmë dot assesi mërzinë e disa të krishterve. Vallë çfarë i mundon se këta janë gjoja edhe të krishterë dhe regjimi islamist iranian jo! Mos vallë janë laramanizuar?! Apo ka diçka që shko përtej religjioneve?! Dihet që kjo e fundit qëndron afër të vërtetës.
Nga sa u tha shqiptarët duhet të kuptojnë dhe të qëndrojnë largë radikalizmit dhe përdorimit të religjioneve për qëllime politike e radikale. Pra luftrat na qenkan politike dhe jo religjoze siç orvaten trutharët t’ua paraqesin me qëllim që të mobilizojnë turmat e paditura në organizatat e tyre kriminale dhe t’i mbajnë e përdorin ata si pengje dhe skllevër, duke i kërcënuar se Zoti do t’i vrasë e ndëshkojë, po nuk vepruan si iu kërcënohen ata, a thua se Zoti është njëri nga diktatorët e botës sonë të terrët, që vret e pret këdo që nuk i bindet marrisë së tyre. Sidoqoftë nuk kemi të bëjmë me një luftë, por me rrëzimin e një diktature çnjerëzore, që përbënëte kërcënim për sigurinë, lirinë dhe demokracinë botërore. Të dashur shqiptarë duhet të kuptoni se lojërat janë shumë më të thella se sa religjoze. Këta individ dhe grupime përdorin fetë thjeshtë si një mjet në funksion të qëllimeve të tyre agjenturore dhe politike, në mënyrë që të ideologjizojnë, përdorin e mobilizojnë sa më shumë njerëz për realizimin e startegjive dhe politikave të tyre të errëta hegjemonike dhe radikale. Lufta bëhet për hegjemoni, para e pushtet jo për religjione. Kësisoj, ju bëj thirrje shqiparve t’i mbajnë fëmijët sa më larg institucioneve, shkollave private fetare dhe këtyre radikalve të veshur me petka religjoz, që po radikalizojnë e ideologjizojnë të rinjtë.
Në ndërkohë më qanë e më lëngon zemra për llumin, ndyrësirat politike shqiptare që nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, që për 35 vite masakrojnë e rrënojnë njësoj si regjimi i Ajatollahëve popullin dhe kombin shqiptar, të mbështetur e financuar nga ky regjim për radikalizimin, paraqitjen si shtet islamik, asimilimin, zhveshjen nga identiteti kombëtar të shqiptarve, në favor të agjendave ruse, serbe, turke e iraniane. Ata fatmirësisht humbënë një aleat të besueshëm dhe të fuqishëm që përhapte frikë, dhunë, radiklaizëm, terrorizëm dhe luftra që nga Azia deri në Afrikë, Evropë e Amerikë. Për ta këto ditë janë ditë të vështira dhe të zeza, sepse pushteti dhe fuqia e shumë veglave të regjimit diktatorial të Iranit dhe fashistave do të zbehet e do të bie me shpejtësinë e dreitës. Pikërisht këtu qëndron halli dhe problem i tyre e jo religjioni. Këta soj njerëzish s’kanë Zot, as fe, as dinë e as imanë. Mirëpo, për shqiptarët e ndershëm dhe të vërtetë dhe për botën e qytetruar mbarë është një lehtësim dhe një shpëtim nga kjo e keqe e madhe dhe rrënimi që ajo ka sjellë në botë. Rënia e këtij regjimi është lajmë i mirë për mbarë njerëzimin mysliman e të krishterë, sepse në botë do të ketë më pak frikë, më pak dhunë, më pak radikalizëm, më pak terrorizëm, më pak urrejtje, më pak drogë, më pak fentanol, më pak trafik armësh, më pak vuajtje, dënime dhe vdekje për qytetarët Iranian dhe jo vetëm. Shpresoj se do të ketë më shumë begati, demokraci, liri, dritë dhe paqe. Uroj që rënia e regjimit iranian mos të shndërrohet gjatë rrugës nëpër marrëveshje, diplomaci boshe dhe hipokrite në një mashtrim për popullin iranian dhe një mit sikurse ai për rënien e regjimit diktatorial komuisto-fashistë në Shqipëri, ku u rrëzuan bustet, por jo regjimi, kasta, sistemi dhe mendësia.
Vrasja e Khameneit dhe 49 zyrtarve të elitës diktatoriale Iraniane na mundësoj që të kuptojmë se një rrjetë i gjërë dhe i pakontrolluar faqesh në internet që nxisin, frymzojnë, ushqejnë dhe prodhojnë radikalizëm islamik te shqiptarët, duke u orvatë t’i zhveshin këta të fundit nga zakonet, traditat, kultura, historia, heronjtë e tyre kombëtarë, figurat e mëdha të botës shqiptare si Skëndërbeu, Nën Tereza etj., apo etonsi, arketipi, antropologjia dhe çdo gjë që flet shqip në favor të asimilimit të tyre në milet të sulltanit, turq dhe serbë po na u financuakan nga Irani dhe jo vetëm. Pra këto portale dhe individ veprojnë hapur në të gjitha trevat shqiptare, ama njësitë e anti-terrorizmit dhe shërbimet inteligjente në Kosovë dhe Shqipëri nuk përpiqen t’i ndalojnë për veprimatri kundër-kombëtare në shërbim të agjenturave të huaja të spijunazhit, që veprojnë në trojet tona dhe në Ballkan. Lëre më që agjencitë ligjzbatuese në Kosovë dhe Shqipëri apo Maqedoni nuk mëtojnë as guxojnë t’i arrestojnë për tradhëti kombëtare, madje nuk mëtojnë së paku t’u mbyllin faqet, portalet e tyre që gëlojnë në internet si kërpulla mbas shiut, në mënyrë që të parandalojnë radikalizimin e fëmijëve dhe të rinjëve, të cilët nesër do të përfundojnë nëpër luftra si në rastin e Sirisë. Kush mund të shpërndaj kaq frikë dhe ndikm edhe te institucionet e agjencitë ligjzbatuese në këto vende? Kryesisht Irani dhe Rusia. Pra diktaturat.
Mjerisht, disa klerikë dhe institucione fetare janë aty-këtu në shërbim të tyre, madje në mënyrë të ligë dalin e djegin Kuranin nëpër kaçuba e shkurre në Kosovë, me qëllim që t’ua hedhin fajin pak katolikve që kanë mbijetuar aty gjatë 6 shekuvje persekutimi sllavo-otoman, sikurse dhe shqiptarët mysliman. Pra me startegji agjenturore kundër-shqiptare, që të përçajnë e të krijojnë konflikte e radikalizma religjoz, se gjoja këta na djegën libirn e shenjtë, kur në fakt e vetdjegën me dredhi të mjerë të agjenturave sllavo-iraniane dhe neo-otomane. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se nuk ishte Kuran por disa shkrime në gjuhë arabe. Skenari mjeran i tyre, mund të behej më real po të kishin djegë një Kuran, mirëpo të friksuar nga ndëshkimi i Zotit nuk e bënëë dot një aktë të tillë. Ngjarja çuditërisht nuk është zbardhur ende nga agjensitë ligjzbatuese në Kosovë. Sigurisht heshtja institucionale e ka një qëllim, sepse po të dalë e vërteta në dritë, duhet të shkojnë në burgë ata që e kanë djegur e akuzuar të tjerët dredhisht, duke u viktimizuar paçka se mbrujnë e nxisin asimilim dhe radikalizëm në media, rrjete sociale dhe televizioneve gjatë 35 viteve, duke cënuar rëndë bashkëjetesën fetare se harmoninë e kanë cënuar qëllimisht kudo ku kanë mundur në shërbim të interesave sllave dhe neo-otomane, duke fyer heronjtë kombëtar, figurat shqiptare dhe çdo gjë shqiptare. Sidoqooftë, shenjtëria qëndron në shprirta jo në libra e objekte kulti o njerëz të dashur.
Ndërkaq, regjimi dhe diktatura iraniane është një e keqe e madhe në dëm të shqiptarve, sepse ajo është në bashkëpunim të ngushtë me Serbinë dhe Rusinë, madje nuk ka pranuar ta njohë kurrë Kosovën shtet. Këta na shfaqen në televizione, rrejte sociale dhe protale të veshur me petkat e atdhetarit duke aktruar në rolin e atdhedashurisë, megjithëse bëjnë të kundërtën dhe mbështesin pa pikë turpi një shtet armik të interesave shqiptare, i cili nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet. Madje ka dalë hapur kundër saj në favor të Serbisë dhe Rusisë – botës sllave. Nga kjo kuptohet se këta nuk janë atdhetarë, por tradhëtar dhe anti-shqiptar, shërbëtor dhe spijuj të regjimit iranian dhe shovinizmit sllav. Këta gjytyrimë dredhisht e pabesisht rreken që nëpërmjet prekjes, ndezjes dhe lëndimit të ndjesive religjoze të mbajnë peng, skllavërojnë e çojnë shqiptarët në drejtimin e gabuar të historisë dhe interesave tona kombëtare gjeo-politike, duke mbufatur me ideologji dhe radikalizëm mullinjtë e erës së shovinizmit serbomadh. Qasja e tyre e hapur dhe publike anti-perëndimore vë në rrezik kombin shqiptar dhe interest kombëtare të çdo shqiptari pavarsisht etiketave fetare që mbartim. Kësisoj, i bëj thirrje SHBA-së të reagoj dhe të veproj kundër këtyre individve anti-shqiptar dhe anti-amerikan.
Në këtë hulli mendimi natryshëm lind pyetja, vallë kush e shpëtoj Dardanin nga gjenocidi serb Amerika dhe Anglia me lobet hebreje apo regjimi Iranian që nuk e njeh as si shtet?!! Mirëpo mjaft i çuditshëm dhe jo rastësorë është fakti se, po t’i hulumtosh këto faqe dhe individ na dalin si mbështetës të opozitës së zezë shqiptare, Partisë Demokratike. Eksponent, simpatizantë e analistë të saj shfaqën hapur pa pikë turpi në mbrojtje të një regjimi që ka shkaktuar me miljona viktima, duke shfaq keqardhje e mbrojtje për rënien e lirë, që ka filluar diktatura iraniane, madje këta janë aq të rrezikshëm e kriminel saqë kërcënuan, sulmuan e fyen këdo që ju doli para në studio e televizioneve tona. Forca e tyre kërcënuese ndaj kujtdo që nuk mendon si ata është e prekshme dhe e qartë: regjimi iranian dhe bota sllave. Ja kaq mjafton që shqiptarët të kuptojnë se kush janë këta dhe se çfarë mund të bëjnë, dhe se çfarë kanë bërë kundër kombit tonë gjatë 35 viteve.
Paturpësisht analisti i njohur Andi Bushati, me diplomaci para dy javësh, ftonte shqiptarët mysliman në funkson të propagandës politike dhe luftës së tyre për pushtet të dalin të djegin vendin, sepse janë shumcië e tredhur simbas tij. Disa të tjerë si Klajdi Bello, pas sulmit ndaj regjimit të Ajatollahve, shkruajnë publikisht me nota kërcënuese kundër Trumpit. Ky dikur mbante plisin dhe flamurin kombëtar, duke u fshehë skutave të rrugës së Durrësit në protestëtn e studentave, pastaj mediat na e bënë personazh të mjerimit të tyre anti-shqiptar. Këta soj njerëzish kanë heq plisin dhe veshë kësulën e zezë të argatërisë dhe anti-shqiptarisë. Mirëpo, që të jem i sinqertë më rezultonte që atëhere, si argat i interesave të huaja e jo atyre shqiptare – iraniano-sllavo-otomane. Mjerisht do të tjerë që kanë luftuar me UCK, si Goxhaj, janë të gatshëm të kërcënojnë, frikësojnë e dhunojnë të tjerët, nëpër studio televizive vetëm për të mbrojtë regjimin e zi diktatorial dhe kriminal, që kurrë nuk u anjohu Kosovën shtet. A ka më turpë e faqe të zezë se kjo!?! Nga ana tjetër lejohet që të dal në një television kombëtar si Top Chanal, Shqipëria Live radikalistë dhe terroristë si Olsi Jazegji, vegël, aragt e me gjasa spiju i regjimit fashistë Iranian, i cili në vijimsi atakon, shanë e fyen figura e heronjë kombëtar, mirëpo shteti nuk merrë asnjë masë për arrestimin e tij si terroristë dhe mbase spiju i shërbimeve të huaja sekrete. Ndërkaq, dy të krishterë Hila dhe Milo, afër me qeverinë, na janë shqetësuar se është cënuar e drejta ndërkombëtare dhe se konflikti mund të zgjerohet. Ndërsa një tjetër me një logjikë fëminore shprehet se irani u sulmua për të fsheh korrupsionin e Netanjahut dhe dosjen Epstein që shqetëson Trump. Analizë infantile kjo. Në këtë rast kemi të bëjmë me artikulim diplomatik për të mbrojtë për turp e faqe të zezë një regjim që ka shaktuar miljona jetë të humbura, si dhe ka rrënuar me miljona jetë njerëzore kudo në botë. Paradoksal është fakti se këto rrjete kanë në dispozicion të tyre vrasës me pagesë dhe kanë bërë me mijëra vrasje gjatë 35 viteve në Shqipëri, mirëpo shërbimet tona inteligjente heshtin, shteti po ashtu. Madje edhe bota perëndimore. Shqiptarë të dashur të jeni të bindur se celulat, individët e këtyre segmenteve janë thellë në trupin e arkitekturës së shtetit shqiptar dhe institucioneve fetare. Këto struktura kërcënojnë, e shantazhojnë besimtar e klerik mysliman që nuk mendojnë e gjykojnë si ata. Madje kanë shkuar deri aty sa të kërcënojnë edhe drejtuesit më të lartë të KMSH, kur u inagurua Namazxhaja. Mjerisht, ato i gjeni në shërbimet inteligjente shqiptare, në polici, ushtri, parlament dhe gjithë strukturën e shtetit shqiptar. Jo më kot dhe jo rastësisht kërcënojnë e flasin hapur. Ata kanë guxim sepse kanë mbrojtje. Në këtë kontekst kam një pyetje publike për agjencitë ligjzabtuese dhe shtetin shqiptar: a ka vrasës me pagesë të këtyre segmenteve në shërbimin tonë inteligjent, polici, ushtri dhe banda?? A janë të përfshirë ata edhe në luftën civile dhe gjakderdhjen 35 vjeçare shqiptare?? A financojnë ata politikanë dhe parti politike në Shqipëri? Gjegja dhe e vërteta është që po. Vallë të gjitha këto janë rastësore? Apo të gjithë bashkë bashkëpunojnë në dëm të interesave shqiptare mbi fushën e shahut që quhet e mjera Shqipëri? Kësisoj meqenëse angjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato të inteligjencës nuk bëjnë detyrën e tyre, atëhere pse duhet të paguhen me parat e taksapaguesve shqiptar dhe për çfarë na duhen këto institucione?!! Shqiptarët duhet të kuptojnë se ne jemi pa shtet.
Turp i madh që një media kombëtare me emisionet e saj si Rrethi Katrorë dhe Shqipëria Live i shërben agjendave fashiste dhe thellësisht kundër-shqiptare. Pra një Telivizion Kombëtar që i shërben këmbë e krye me këto dy emisione agjenturave fashiste të regjimit satanistë iranianë përbënë kërcënim për shoqërinë shqiptare dhe interesat kombëtare shqiptare, sepse hapur e në mes të ditës në këto emisione, frymëzohet, nxitet, ushqehet urrejtje, radikalizëm dhe fashizëm. Mirëpo, ky television i llumit të sistemit dhe të gjithë anti-shqiptarët si Cako, ju shqiptar duhet të dini se e gjithë Rilindaj kombëtare, Naum Veqilharxhi, Jorenim De Rada, Papa Kristo Nergovani, Naimi, Abduli, Hasan Prishtina, Petro Nini, Pandeli Sotiri, Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Prekë Cali, Ismail Qemali, Konica, Fishta, Noli, Kuteli, Poradeci etj – që nga i pari deri tek i fundit ishin mason. Ta mësoj këtë fashisti sllavo-iranian, Cako që bënë propagandë fashiste dhe radikaliste iraniane në Okult dhe Rreth Katëror. Megjithëse e di shumë mirë këtë ai, thjeshtë bënëë propagandë anti-perëndimore, në mënyrë që t’i ideologjizoj, armiqësoj me perëndimin e shpartalloj shqiptarët duke i lënë nën skllavërinë e Lindjes. Që ta dini fashizmi nuk ka fe, ai shtrihet te krishtërimi, islami etj.
Shqiptarët duhet të dinë se ishin pikërisht këta burra mason, që mbi një substrat të ngritur kryesisht nga klerikët katolik, që mbrojtën identitein dhe gjuhën shqipe gjatë 500 viteve robëri, por edhe ata bektashi, mysliman e ortodoksë në ndonjë rast, që luftuan për lirinë e shqiptarve kundër llumit osman dhe atij, serbë, rusë, grekë e perëndimor, derisa ja dolën të marrin pavarsinë e këtij vendi me dijen, luftrat e qëndresën e tyre të jashtëzakonshme gjatë shekujve, derisa më në fund, ja dolën ta marrin pavarsinë, pavarisht se u prenë në besë nga shqiptarët fashistë, spijuj të këtyre vendeve, e u vranë e masakruan në prita, pabesi dhe pusi. Kur këta burra luftonin dhe dhanë pasurinë e familjen për këtë komb, këta mutsihanja fashiste lindore që flet shqip tardhëtonte, ngrinte prita e pabesi kundër shqiptarve dhe kombit shqiptar. Gjykoj se të gjithë e keni parë shfaqjen e turpshme mediatike nëpër televizione dhe emisione. Këta soj robësh të mjerë ishin të gatshëm të sulmonin e rrihnin të tjerët thjeshtë se diktatori, lideri shpirtëror i tyre satanisti, Khamenei dhe shpura e tij kundër-njerëzore, që ka masakruar popullin iranian dhe të tjerët rreth tij gjatë 45 viteve, është varrosë në 30 sekonda. Nga kjo shqiptarët duhet të kuptojnë se kush e ka rrënuar Shqipërinë gjatë 35 viteve, nga ku i ka ardhë peshqesh lufta civile dhe se kush i ka vrarë e masakruar gjatë këtyre viteve. Të jeni të bindur se për nga veprimtaria anti-shqiptare terroristët dhe spijujtë e regjimit iranainë bashkëpuntorë me ato sllavë, ja kanë kaluar edhe këtyre të fundit për shkallën e rrënimit dhe kapjes së elitës politike shqiptare dhe asimilimin e shqiptarve në turq, sllavë e grekë. Ky regjim fashistë ka prodhuar dhunë, krime, organizata kriminale terroriste, drogë, vrasje, porstitucion, konflike dhe dhunë kudo në botë, duke vënë në rrezik sigurinë në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën nëpërmjet celulave të tyre radikale, kriminale dhe terroriste. Rënia e regjimit është lajm i mirë për shqiptarët e vërtetë dhe për botën e lirë, kushdo që mendon e flet ndryshe dijeni se është vegël, argat e spiju i agjenturave iraniane, ruse, serbe e turke apo llumit fashistë, por jo shqiptar. Sidoqoftë, mua nuk më dhimbsen myslimanët radikal, por më dhimbsen shumë fashistët e krishtërët për këtë humbje të madhe.
Ne shqiptarët duhet të mbrojmë kulturën, traditat, zakonet, historinë tonë, heronjtë tanë dhe përkatësinë e kulturën perëndimore pjesë e së cilës rrekemi të jemi, në të kundërt fati jonë do të jetë i trishtë dhe shumë i mjerë e fatkeq. Gjithashtu, duhet të jemi të vetdishëm se në gjeopolitikën botërore as nuk na pyet njer, e as nuk do të ja di njeri për ne. Të dashur shqiptar mos bini pre e pusisë të këtyre narrativave anti-shqiptare dhe anti-perendimore që kanë marrë dhenë pa pikë turpi, që ju zhysin në urrejtje e mjerim, sepse me islamska-zajednicen boshnjake, sllave duan të na bosnjëzojnë në radikalizëm dhe pasatj të na vihet shpata shoviniste serbe mbi krye. Narrativa të tilla që ndeshen në rrjete sociale, faqe internet, media, televizione janë të dëmshme dhe të rrezikshme për çdo shqiptar të krishter a mysliman qofshin ato. Armiqtë tanë duan tokat dhe pasuritë tona e jo fetë që as nuk hahen, as nuk pihen, e as nuk shiten në bursë. Radikalizma e mjerime të tilla i shërbejnë vetëm armiqve tanë shekullor sllavo-greko-neo-otoman, por jo ne si komb.
II
Nga ana tjetër për këta të sëmurë mendor që përdorin fenë dhe ndjesitë religjoze për të mbrojtë një diktaturë çnjerëzore duhet të dinë se vetëm në Lindjen e Mesme, Siri, ku Asadi mbështetej nga Irani dhe Rusia, janë vrarë e masakruar 600 mijë veta, mysliman. Konflikt në të cilin u përfshinë shumë shqiptar e si pasoj shumë familje e vuajnë humbjen e familjarve apo mbetejen nëpër kampe të tyre. Kjo edhe për fajin e Perëndimit mjerisht. Turp ky për mbarë njerëzimin, sepse njerëzimi nuk mund të heshtë përballë këtyre masakrave dhe tragjedive njerëzore. Gjithashtu, ky regjim nëprmjet milicive të tij në Irak ka djegur, vrarë e masakruar qindra mijëra njerëz të pafajshëm. Ndërkohë, në Jemen ky regjim ka mbështetur grupin shiit, Huthi, duke pushtuar pjesë të mëdha të Jemenit dhe vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm, mysliman. Ndërkaq, në Liban përmes Hezbollahit, milicisë iraniane ka dhunuar, vrarë e masakruar me mijëra njerëz të pafajshëm. Po ashtu, nëpërmjet milicive të tij në Gaza, nxiti përplasjen dhe luftën në shërbim të Rusisë dhe vrau mijëra hebrej me 7 tetorë 2023, e për pasoj edhe me mijëra palestinez pas revanshit izraelit. Megjithëse edhe këta të fundit i tejkaluan kufijtë e vetmbrojtjes dhe dëmtuan rëndë imazhin e tyre në botë. Një tragjedi që duhet të ndalohej. Ama të gjorët u vranë e masakruan në shërbim të agjendave ruso-iraniane, pasi dështuan që një luftë të tillë ta shpërthenin në Kosovë. Kësisoj vetëm një njeri i mjerë, i ligë dhe ferrtar, mund të relativizojë të keqen e kësaj diktature dhe krimet çnjerëzore të saj, duke fsheh kryet si struci mbas feve. Ndërkohë nuk duhet të harroni se ky regjim nëpërmjet falangave të tij shpërndanë drogëra si, heroinë, kokainë dhe fentanol, të cilat kanë rrënuar e vrarë me mijëra të rinjë anë e mbanë botës. Vetëm në SHBA, fentanoli ka vrarë 80 mijë të rinjë, që i vjen nga Meksika jo Irani. Kësisoj vetëm një mendje e sëmurë nuk mund të mos gëzohet nga rënia e një të keqeje të tillë, që ka shkaktuar miljona jetë njerzish të humbura që nga droga, te terrorizmi dhe luftrat që ai ka mbështet, frymzuar, nxitur e financuar. Kjo edhe për faj të të gjithë klasës politike perëndimore.
Ndërkohë, vallë si mund të mbështesësh një regjim që vetëm tre javë më parë ka vrarë e masakruar 30 mijë iranian që dolën në rrugë e sheshe kundër regjimit në emër të demokracisë dhe lirisë??! Vetëm njerëz të vërbër, të ideologjizuar dhe të shpërlar nga truri mund të mbrojnë një diktaturë që ka shkaktuar kudo nëpër botë luftra dhe vdekje. Ne shqiptarve që e kemi vuajtur e provuar mbi kurrizin tonë regjimin dhe diktaturën nuk na falet assesi një qasje e tillë mjerane dhe plotëisht dritëshkurtër, e ligë dhe e verbër. Vetëm mendjet keqdashëse dhe të sëmura në përmpjekje për të cënuar ndjesitë fetare dhe për të mobilizuar idjotët e shpërlarë nga truiri mund ta interpretojnë sulmin ndaj diktaturës e jo ndaj popullit persë – iranian, si një luftë religjoze, siç po rreken t’ua servirin me diplomaci shqiptarve dhe botës mbarë.
Disa shqiptar rrekem t’i kuptoj dhe përtypë, sepse duke përdorë ndjesitë religjoze ua kanë shpërlarë trurin agjenturat e huaja. Mirëpo nuk arri të lexoj e kuptoj dot disa të krishterë që dalin hapur duke mbrojtë një regjim diktatorial kundër-njerëzor që ka shpërndar radikalizëm dhunë dhe krime kudo në botë, rasti i fundit dhe më i freskëti është ai i sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj popullsisë civile izraelite, gjë që çoj në përplasje dhe në një luftë të përgjakshme, ku mbetën të vrarë me dhjetra e mijëra njerëz të pafajshëm nga të dyja palët, sidomos nga palestinezët. Mjerisht ndër ta edhe shumë fëmij të gjorë. Ja këto janë arritjet madhështore të këtij regjimi diktatorial. Regjimi që ka shkaktuar miljona të burgosur, dhunuar, vrarë e pushkatuar kudo në botë nuk mund të mbrohet assesi nga një intelektual apo një analistë përveçse nga vegla, argatë dhe spijuj të pagaur ndër vite nga regjimi dhe falangat e tij kundër-shqiptare në Shqipëri. Kësisoj shtoj një pyetje vallë si ua kanë shpërlarë trurin disa të krishterve apo me premtimin e madhërishëm se presin në shtegtimin e tyre në botën e përtejme 72 hyri të virgjëra apo me mbushjen e kuletave të tyre? Sigurisht që kjo e fundit se këta për hyri gjatë 35 viteve nuk kanë vuajtur as nuk u kanë munguar, le që këta nuk i gënjen dot një premtim i tillë për shkak të fesë që ndjekin. Sidoqoftë, i bashkon ideologjia fashiste dhe ati i tyre shpirtëror satani.
Ndërkohë, mjaft paradoksal është se çfarë i bashkon këta individ që gjoja kanë fe të ndryshme? I bashkojnë ato ndjesitë religjoze apo kauzat e përbashkëta? Sigurisht që ata i bashkojnë kauzat: fashizmi dhe radikalizmi, më saktë përdorimi i religjioneve për agjendat e tyre. Mjaft absurd është fakti se të dyja palët shfaqen e shtiren si besimtarë të mëdhenj e të kulluar, megjithëse nuk janë asgjë më shumë se sa disa hipokritë dhe radikal, që për interest e tyre janë të gatshëm të përdorin Zotin dhe fetë në funksion të strategjive dhe qëllimeve të tyre të liga dhe mjerane. Madje ata shesin drogë, bëjën prostitucion, vrasin e presin sapo dalin nga dyert e xhamive dhe kishave. Satani për interesat e qëllimet e tij është i gatshëm të përdor edhe fjalët e Zotit. Madje, ai e bënëë kur i thotë Jezusit në shkretirë, kur ai agjëroj për 40 ditë, në qoftë se ti je biri i Zotit, thuaj këtyre gurve të bëhen bukë dhe ato do të shndërrohen në të tillë. Pra këta që mbrojnë regjime, diktator e kriminel që kanë mbi shpinë krime, luftra dhe vrasje e gjakderdhje pafund nuk janë gjë tjetër përpos të verbër dhe vegla në duar të së keqes, madje vetë djallit, pavarsisht se në publik e media shfaqen me fjalët e Zotit, në fakt i keqpërdorin ato në mënyrë hipokrite dhe dredharake, duke dashur të mobilizojnë shqiptarët dhe turmat injorante, të cilët preken nga ndjesitë religjoze. Hipokrizinë dhe shtirjene tyre e vërteton edhe më shumë fakti se gjatë luftës në Gazë, këta ishin sulur të paraqisnin luftën si përplasje fetare, duke u orvatur të radikalizojnë shqiptarët, kur në fakt lufta është e hershme dhe mjaftë e lashtë, sepse ajo zë fill që kur Perandoria Romake, dogji Tempullin e Solomonit dhe dëboj e shpërnguli hebrenjtë, duke i larguar nga trojet e tyre të lashta, e më vonë të pasuara nga pushtimet arabe, të krishtera dhe osmane. Mirëpo, kur myslimanët e gjorë të Sudanit po shfaroseshin në masë, duke luajtur si macia me miun me viktimat para se të vriteshin, duke i varrosur të gjallë, duke i shfaros në masë e vendos në pirgje trupash të vdekur nga arabt, këta që e paraqesin veten si mysliman heshtën, a thua se nuk ishin edhe këta të mjerët që po shfaroseshin në një gjenocid të pastër mbi popullsinë civile, mysliman – qenie njerëzore bre. Vallë pse heshtën ato dhe të gjitha mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare?? Kur Evropa gati sa nuk u dogj nga protestat, propaganda dhe përplasjet e politikanëve në parlamente të vendeve të BE-së?!! Ku ishin ata politiokanë të perëndimit që për gjenocidin arab mbi popullsi civile po heshtnin?!! Për ta nuk foli asnjë prej tyre në parlament. E çuditshme apo jo?
Nga kjo kuptohet qartë se këta në Shqipëri dhe Evropë ishin grupe fashiste që përdornin fenë për mobilizimin e turmave në luftë. Askush nuk bëri zë përballë atyre makrabiteteve, të gjithë heshtën, për fat të mirë të tyre e kam shikuar kalimthi në rrjetet sociale nga një faqe që flet për islamin, shkruajta, fola dhe e ngrita si problem. Fatmirësisht reagimi i SHBA-së, elites dhe i Trump qe i shpejtë, brenda tre ditëvë ka reaguar dhe vepruar, duke parandaluar gjenocidin dhe shfarosjen e të gjorve, që po vriteshin si në skena filmash horror e jo në shekullin e inteligjencës artificiale. Paqen në Gaza e vendosëm dhe atë shfarosje arabe e ndaluam. Zoti na e shpërbleftë me të mira se çmimet dhe nderimet shpeshherë i marrin ata që nuk i meritojnë! Ama të gjitha këto rrjete sociale, faqe, portale dhe media heshtën përballë vuajtjeve të tyre, vetëm për një fakt të thjeshtë se, ai që po i shfaroste nuk ishte izraeli, por arabët. Po kështu bota ka heshtë edhe për sulmet dhe shfarosjet e milicive e grupeve terrorizte të regjimit Iranian që kanë masakruar popullsitë civile kudo që ju ka shkelë këmba që nga Gaza, Libani, Jemeni, Iraku, Siria, Omani, Sudani etj. Vallë përse?? Mos vallë Zoti i mëson kështu ? Jooo, por ideologjia dhe fashizmi. Këto i thash që shqiptarët të dinë se këta nuk kanë çështje fetareske, por thellësisht politike dhe agjenturore, sepse për ta myslimanët e Umanit a Sudanit nuk janë të njëjtë me ata të Gazas apo Sirisë. Kjo situatë më ka bërë të kuptoj një gjë, se këta nuk janë besimtarë të Zotit që heshtin përballë shumë gjenocideve të pastra dhe vajtojnë për luftrat e tjera, por vegla të satanit dhe ndjekësit e tij të përshpirtshëm dhe të devotshëm deri në vetshkatërrim.
III
Në këto kushte natyrshëm lind pyetje a ka Shqipëria instituciuone shtetërore kundër terrorit dhe terrorizmit? Gjithaq a ka vendi ynë dhe Kosova shërbime inteligjente të cilat kanë për detyrë t’i indentifiokojnë këta individ, portalet, dhe faqet e tyre në internet, në mënyrë që të ndalojnë radikalizimin dhe nxitjen e ideologjizimin e të rinjëve dhe të rejave në këto agjenda mjerane terroriste?! Sigurisht që jo. Ata nuk fshihen, madje dalin haptazi në publik televizione media e portale duke folë pa pikë turpi në mbrojtje të një regjimi diktatorial dhe financuesit kryesorë të radikalizimit dhe terrorizmit në botë. Një rrezik i vazhdueshëm për paqen, demokracinë dhe lirinë në botë. Mjerisht këta janë aq të fuqishëm dhe të paftyrë saqë shteti shqiptar dhe ai kosovar dhe agjensitë ligjzbatuese nuk ndërmarrin as veprimin më të vogël për pengimin, parandalimin a ndalimin e tyre. Nga kjo lind natyrshëm pyetja, vallë pse nuk regojnë agjencitë ligjzbatuese dhe instatncat e shtetit shqiptar? Gjegja është e thjeshtë fare, elemente, individ dhe segmente të shtetit shqiptar janë vegla, aragtë e spijuj të tyre. Pra shteti shqiptar dhe ai dardanas nuk është në funksion, shërbim dhe mbrojtje të ineteresave të kombit shqiptar, por të interesave e agjendave të huaja kundër-shqiptare. Heshtja kaq e gjatë nuk është kurrsesi rastëtsi, por bashkëpunim dhe strategji, ose më së paku ulje brekësh nga presioni iraniano-turko-arabo-sllav – rus.
Ndërkohë për shqiptarët e ndershëm dua të shtroj një pyetje dhe një konstatim: vallë a nuk i vini re këta individ që të gjithë janë të nxirë, ngërdheshur, të ashpër, të dhunshëm e të prishur në fytyrë, sikur të kishin dalë nga burgatori a ferri??!! Ata janë në vuajtje dhe tashmë janë në ferr pa kaluar ende në botën tjetër. Dante thotë se ferri fillon që në këtë botë. Ku i dihet ndoshta ka patur të drejtë. Skllevrit dhe pengjet e satanit vuajnë dhe bëjnë të tjerët të vuajnë, sepse deviza e tyre shpirtërore është vuajtja, ligësia dhe mjerimi. Të gjithë e dinë se besimtarëvë të vërtet në Zot iu shëndrinë fëtyra, madje ju rrezaton paqë, qetësi, ngrohtësi, dashuri dhe mirësi. Besimtarët e vërtetë shkëlqejnë, ndërsa këta ngjajnë me kriminel, prishen në fytyrë, në paraqitje dhe qehër, njësoj si terroristët – kriminelët, pavarsisht se çdo ditë gjenden nëpër xhamija dhe kisha. Pse vallë Zoti i shëmton dhe shndërron në këto robot humanoid që frymojnë apo ligësia që kanë në vete dhe djalli, të cilit i shërbejnë me sa fuqi kanë?!! Shqiptarët duhet të dinë që shumica e këtyre mjeranve fashistë të krishterë e mysliman janë magjistarë, shtriga, shtrigaj, pjesmarrës në rituale satanike, shpirtra satanik dhe vegla në duart e dajllit, i cili ka devizë përçajë dhe sundo, si dhe mjero dhe rrëno. Arma më e fuqishme e djallit, që ai e përdorë kundër njerëzimit me një mjeshtëri të jashtëzakonshme janë fetë. Ai i ka përdorë ato duke shpikur fe për para, hegjemoni dhe pushtet, e për të futur njerëzimin në urrejtje, konflikte dhe luftra të përgjakshme ndër shekuj. Këta soj njerzish nuk lënë gjë pa bërë mbi fytyrë të tokës edhe pse çdo ditë shkojnë nëpër xhamia dhe kisha më shumë për t’u shtirur si njerëz të mirë e të devotshëm sesa për t’u lutur a falur.. Megjithatë ato nuk kanë punë me Zotin as nuk e njohin atë, përveçse e përdorin të “gjorin” si mburojë në fuksion të agjendave të tyre mjerane satanike.
O njerëz me mendje në krye dhe të bekuar: vallë a mund të ketë shpikur Zoti mijëra fe për të përça e vendos njeriun dhe njerëzimin, krijesat e tij kundër njëri-tjetrit? Për ta bërë më të receptueshme/kuptueshme dhe më të thjeshtë: vallë a do ta bënëte një prind, me logjikën e dobët njerëzore, që të vendoste fëmijët e tij kundër njëri-tjetrit?! Sigursiht që jo. Atëherë natyrshëm lind pyetja, pse Zoti me nivelin më të lartë të dijes dhe inteligjencës do të ja bënëte fëmijës së tij, krijesës së tij një mënxyrë të tillë kaq djallëzore? Sigurisht që jo. Atëhere kush e ka bërë këtë pusi kundër njerëzimit?! Me siguri që djalli dhe shërbëtorët e tij me fytyrë njeriu, njerëzit e satanit, sepse Zoti dhe e mira nuk bënë kurrsesi ligësi. Një njeri i mirë nuk bënë dot ligësi, atëhere, vallë si mund të bëjë Zoti e mira krime kundër njerëzimit në emër të tij – feve. Sigurisht që jo, të gjitha këto i bënë njeriu me djallëzinë dhe ligësinë e tij, kur është shërbëtor besnik i dajllit.
Angazhimin e shqiptarve për të mbrojtur regjimin diktatorial të Ajatollahve nuk mund ta lexoj, kuptoj a interpretoj dot ndryshe, sepse më del jashtë logjikës, përveçse me qasjen që ka skllavi ndaj zotërisë së tij, zotëruesit të tij. Këta më ngjajnë me ata skllevrit e lashtë indian a egjiptianë që ishin të gatshëm të vdisnin a të varroseshin për së gjalli së bashku me mbretin, Faraonin, në mënyrë që ta shoqëronin zotëruesin e tyre edhe në botën e përtejme. Këta të gjorët më dhimbsen, sepse nuk ishin kurrfarë zgjidhje tjetër, shoqërimi i zotërisë së tyre në botën e përtejme ishte bërë ritual religjoz dhe rrjedhimisht detyrim, ndërsa këta qyqarët dhe gjytyrimët e ditëve të sotme nuk më dhimbsen fare, sepse kanë edhe mundësi të tjera zgjidhje për fatin e tyre, të fëmijëve të tyre dhe të kombit tonë, i cili ka ngelë si argat e mëditës në dyertë e halleve dhe problem të botës dhe armiqve të tij, që kanë dorë edhe në rrënimin e kombit tonë, radikalizimin dhe asimilimin e tij gajtë 35 viteve në Ballkan. Sidoqoftë, në kushte të tilla të gjora, të mjera dhe të pshtira i ftoj këta skllevër modernë ta shoqërojnë padronin e tyre Khamenei dhe regjimin e tij në xhehnem/ferr se mbase gjejnë paqe dhe qetësi në prazmin e ndonjë hyrije, meqenëse në këtë botë nuk ja dolën ta gjejnë atë, dhe meqenëse për 35 vite kanë qenë shërbëtor besnik, vegla dhe spijuj të tij, që kanë radikalizuar e asimiluar shqiptarët në dëm të interesave të kombit shqiptar dhe të tashmes dhe së ardhmes së fëmijëve të tyre.
Ndërkohë jo pak paradoksale është qasja evropiane ndaj rënies së këtij regjimi, i cili ka cënuar drejtpërdrejtë edhe sigurinë e Evropës, nëpërmjet celulave kriminale dhe terroriste, si dhe nëpërmjet islamit politik të financuar nga ky regjim, Rusia dhe Kina. Ndërkaq, mos vallë tensionet në Lindjen e Mesme i shërbejnë segmenteve të caktuara në perëndim për përfitime, tregti, kontrabandë armësh, heroine, fentanoli dhe nafte? Apo edhe si një mjet presioni e dobësimi ndaj Izraelit dhe botës arabe?! Me gjasa po. Më lë pa fjalë qëndrimi i tyre. Mos vallë këta bashkëpunonin dhe financonin politikanë të BE-së. Sigurisht që po, paraja ruse – e boshtit lindor vërshon në xhepat e pasuritë e bisneset e tyre. Kjo kuptohet katërcipërisht nga qëndrimet e tyre si në këtë rast e si në rastin e Maduros. Shumë vende të BE-së, madje vet Papa e quajti cënim të soveranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare ndërhyrjen në Venezuel. Po të sulmonte SHBA popullin ai ka të drejtë, mirëpo meqenëse u sulmua një diktator më mirë të heshtte. Me a pa dashje mbrojti një regjim, i cili më shumë se askënd dhunonte besimtarët dhe grigjën e tij. Ndërhyrjet dhe goditjet e SHBA-së kundër regjimeve dhe diktaturave çjerrën masakt e botës, dhe diplomacisë hipokrite perëndimore që bënë lojëra fjalësh dhe nuk vepron konkretisht kundër tyre, madje për më zi, bashkëpunon e ndanë fitimete interesa me ta. Në këto kushte kemi një pyetje për botën perëndimore dhe gjithë njerëzit me mendje në krye: vallë çfarë do të ndodhte po të kishte fuqinë që ka Perëndimi dhe Izraeli, regjimi Iranian dhe Lindja?? Të jeni të bindur se bota perëndimore dhe Izraeli do të zhdukeshin nga faqja e dheut. Perëndimi e di këtë me siguri. Megjithatë, SHBA në rastin e regjimit Iranian, por edhe në raste të tjera, pavarsisht se fatkeqësisht janë humbë shumë jetë të pafajshme, janë munduar sa ka qenë e mundur të shmangin dëmet në popullsi civile.
Kësisoj nuk e kuptoj dot stepjen evropiane, përveçse nëse janë bashkëpuntor të fashizmit dhe i bashkon deviza fashiste, që janë të shqetësuar, kur në fakt të gjitha grupet radikale terroriste dhe kriminale, që kanë strategji dhe qëllim rrënimin e Evropës dhe Perëndimit në përgjithësi mbështeten, nxiten, frymëzohen e financohen nga regjimi Iranian dhe boshti Rusi-Iranë-Kinë – breksiti, me qëllim që në Evropë nëpërmjet emigrantëve që janë agjentura të tyre, të rrisin radikalizmin dhe përplasjet civile e religjoze në BE. Valën e emigrantëve, që po sillen si pushtues, trafikimin e qenieve njerëzore dikush e nxitë, mbështet, organizon dhe financon. Vallë si kalojnë gjithë këta emigrantë, që kapërcejnë kontinente, në Evropë, pa qenë të përfshirë agjenci ligjëzbatuese, agjentura të huaja dhe madje edhe ato të korruptuara perëndimore? Këtu kemi të bëjmë me strategji e jo rastësi. Evropa po shpartallohet dhe këta heshtin? Evropa po bie dhe këta merren me seksin e engjujve – ligjet e baraazisë gjinore dhe feminizmit rrënimtar të perëndimit nga kriza demografike dhe rënia e frikshme e lindjeve?!
Nga kjo kuptohet se klasa politike evropiane dhe strukturat shtetërore dhe agjenturore perëndimore kanë bërë tradhëti kombëtare. Kësisoj, i lind e drejta popujve evropianë dhe drejtuesve të ushtrive të kombeve evropiane të mbrojnë popullin dhe kombin e tyre nga pushtimi dhe asimilimi i boshtit lindor – Rusi-Kinë-Iran dhe politikanët e tyre që kanë shitur atdheun. Evropian hipuni grave tuaja, bënëi fëmij me ta dhe rrëzoni ligjet e emigracionit dhe feminizmit, si dhe klasën tuaj politike të korruptuar dhe anti-evropiane që po ju shpopullon e qet fare. Në të kundërt shtëpitë dhe tokat tuaja do t’i gëzojnë radikalët pushtues të Rusisë, Iranit, Arabisë dhe Kinës.
Fatmirësisht, lajmë i mirë për njerëzimin është se, bota po kalon nga diplomacia shterpë dhe hipokrite te politika e veprimit dhe hapave konkretë dhe të qensishëm që ndërmerren ndaj diktaturave dhe kriminelve. Ajo ka filluar me arrestimin spektakolar të narkoshtetit dhe diktaturës së Maduros në Venezuelë, te El Mencho-së Meksikës, që ishte zoti i kokainës dhe fentanolit, te regjimi diktatorial i Khameneit. Nga kjo kuptohet se po goditen e shpartallohen regjimet, kriminelët dhe diktatorët, që kanë qenë rrezik për njerëzimin e jo fetë. Kushdo me mend në krye mund ta bëjë këtë lidhje të rrethanave e ngjarjeve dhe mund të lexoj e receptoj se nuk po sulmohet dikush për shkak të fesë së tij, por për shkak të ligësisë së tij – krimeve të tij.
Shqiptarët e ndershëm dhe që duan demokracinë, zhvillimin, begatinë dhe lirinë në mënyrë që mos t’u fyej kush inteligjencen dhe të mos tallen me ju dhe fëmijët tuaj siç janë tallur 35 vite, duhet të kuptoni një gjë, luftrat nuk janë bërë kurrë as nuk bëhen për fe, sepse feja nuk është mall a produkt që hahet, blihet a shitet, por për plaçkë, hegjemoni, para dhe pushtet. Lufta nuk është religjoze, por një përplasje mes demokracive dhe diktaturave, mes Lindjes dhe Perëndimit. Pra SHBA-së dhe botës perëndimore me atë ruse, kineze, iraniane, – botës lindore. Regjimet diktatoriale që vrasin e presin qenie të pafajshme njerëzore nuk kanë fe, sepse Zoti nuk thotë askund që të persekutoni, vrisni e masakroni të tjerët, aq më tepër në emër të tij dhe për të. Përkudnrazi, Jezusi thotë falni 7×77 herë, pra në pafundësi. Ai falë edhe në kryq dhunuesit, bullizuesit dhe vrasësit e tij të neveritshëm. Ky është Zoti, jo ai që ju thonë budallejtë, radikalët, trushplarët dhe njerëzit e ligj që janë vegla, aragtë e shërbëtor besnik të satanit e jo shërbëtor të Zotit. Urdhëri i parë i Zotit është mos vrit! Kushdo që bënë të kundërtën s’ka punë me të, sepse në thelb po vepron në shërbim të djallit.








