Rezidenz München

0

Shkruan Zef Ndreka

Rezidenz München është pallati kryesor historik në qendër të Mynihut në Gjermani.
Kjo Rezidenzë e famëshme ka qenë vendbanimi dhe selia qeverisëse e dinastisë Wittelsbach, që sundoi Bavarinë, fillimisht si Dukë, pastaj si mbretër.

Rezidenza filloi si një kështjellë (Neuveste) në vitin 1385 dhe me kohë u zgjerua duke u transformuar në një kompleks pallatesh me dhjetë oborre.
Nga viti 1508 deri në 1918, ishte selia e qeverisë dhe vendbanimi mbretëror.
Rezidenza madhështore shfaq disa stile arkitekturore:
Rilindje (Renaissance), Barok, Rokoko, dhe Neoklasik.
Një nga dhomat më imponuese është Antiquarium, sala më e madhe e Rilindjes në veri të Alpeve, fillimisht ndërtuar për koleksionin e skulpturave antike të Dukës Albreht V.
Aty ka edhe dhoma të mrekullueshme të stilit Rokoko, si Galeria Ancestrale dhe “Rich Rooms” prej François Cuvilliés.
Gjithashtu një pjesë e vendosur në stilin neoklasik është “Königsbau” (King’s Tract), projektuar nga Leo von Klenze për Mbretin Ludwig I.
Rezidenza u shkatërrua pjesërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u rindërtua me kujdes pas vitit 1945.
Që nga viti 1920, ky pallat rezidenze është hapur për publikun si muze.
Komoleksi Rezidenz, përbëhet nga muzeu i Rezidenzës, Thesari (Treasury) dhe Teatri Cuvilliés.
Thesari ka mbi 1,200 objekte, të gjitha punime prej floriri, sende prej argjendi, bizhuteri, enë porcelani, punime të vogla miniaturë, etj.
Për ta shijuar sa më mirë Rezidenz München, nuk duhet të humbasësh:
* Antiquarium, sallën madhështore të Rilindjes me afreske dhe statuja.
* Thesarin (Schatzkammer), plot kurora, stoli dhe objekte luksoze nga dinastia Wittelsbach.
* Cuvilliés-Theater, teatër i vogël, rokoko, ku ende sot jepen shfaqje.
* Galeria Ancestrale dhe Porcelain Cabinet, me dhoma të pasura plot portrete dhe porcelanë të rrallë.
Pas vizitës 4 apo 5 orëshe, një shëtitje në Hofgarten, kopshti i bukur barok ngjitur me Rezidenz.
Marienplatz dhe Viktualienmarkt janë vetëm disa minuta në këmbë për kafe ose drekë tipike bavareze.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu