Për gati dy vite, marrëdhënia mes Sali Berishës dhe SPAK-ut është kthyer në një nga përplasjet më të ashpra mes politikës dhe drejtësisë në Shqipëri.
Çështja nisi me hetimin për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, një kallëzim i dorëzuar nga Taulant Balla. SPAK fillimisht kërkoi “detyrim paraqitjeje” dhe ndalim udhëtimi për Berishën, por ai refuzoi të paraqitej, duke e quajtur prokurorinë “vegël politike”.
Pas mosbindjes, SPAK kërkoi arrest shtëpie, çka ndezi protestat, deklaratat e forta dhe akuzat për “puç institucional”.
Në të njëjtën dosje u hetua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i akuzuar për përfitime 5.4 milionë euro nga vendimet e qeverisë së kohës.
Gjatë hetimeve, u evidentuan edhe tensione brenda vetë SPAK-ut: Altin Dumani dhe prokurori Kondili u përplasën për drejtimin e dosjes, duke treguar se presioni politik po depërtonte deri në tavolinën hetimore.
Pas muajsh zvarritjesh dhe shtyrjesh, gjyqtarja Flojera Davidhi e kaloi çështjen për gjykim në themel — por procesi vazhdon të mbetet peng i manovrave të pafundme.
Historia e Berishës dhe Dumanit nuk është e re: rrugët e tyre janë kryqëzuar që në hetimin e Gërdecit në vitin 2008. Ajo dosje, megjithëse me dënime minimale, nuk u zbardh kurrë plotësisht. Sot, e riçelur nga SPAK, po gjykohet sërish, këtë herë me ish-ministrin Fatmir Mediu në bankën e të akuzuarve.
Rikthehet dosja Gërdeci: Zbulohet deklarata që Dumani bëri për Shkëlzen Berishën
Promoted Content








