Rita Ndoci: Dita e ndarjes nga jeta të artistit Zef Deda, ditë e trishtë për humorin shqiptar

0
Shkruan Rita Ndoci
Ditë e trishtë për humorin shqiptar.
Ditë e trishtë për mua, për ndarjen nga jeta të gjigandit të humorit shkodran, partnerit tim në skenë në mes të viteve 80, i mrekullueshmi ZEF DEDA.
Me Zefin dhuruam shumë gëzime në kohën e errët të diktaturës.
Ishim të parët Zef Deda dhe unë që bëmë humor nëpër pallatet e sporteve nëpër Shqipëri.
Zef Deda, të jam mirënjohëse që më besove të më kesh partnere në krah, në skenën e teatrit “Migjeni” dhe nëpër skenat e vendit tonë.
Ishe artist, njeri i mrekullueshëm.
Fizikisht do të më mungosh shumë.
Kjofsh i Parajsës dhe u prehsh në paqë mik!
Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta zonjës së tij Rozës, djemve Julit, Marios, nuseve të tyne, nipave dhe mbesave!
Zoti ju forcoftë!
Kjofsh mirë me Krishtin mik e shpirti të baftë dritë!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu