Kompania amerikane Boston Dynamics ka publikuar pamjet e reja të Robotit Atlas, i cili është në gjendje të kryejë punën e një ndihmës ndërtimi. Për kompaninë nuk është me interes nxjerrja e tij në treg, por testimi i limiteve të lëvizshmërisë së një roboti.
Nëse jeni punëtor ndërtimi, roboti Atlas nga Boston Dynamics së shpejti mund t’iu vijë në ndihmë.
Kompania amerikane e projektimit inxhinierik dhe robotik bëri publike lëvizjet më të reja të cilat është në gjendje ti kryejë roboti Atlas.
Roboti 2 këmbësh vërehet teksa ndihmon në kryerjen e detyrave të ndërtimit.
Ai kërcen, kap objekte, vendos dru mbi skela, një ndihmës ndërtimi perfekt.
Është koha që Atlas të marrë aftësi të reja dhe të fillojë nga puna- u shpreh nnjë nga përfaqësuesit e firmës së Masacustesit.
“Duart” e reja të robotit përbëhen nga vetëm dy gishta – njëri i fiksuar në vend dhe tjetri i rrotullueshëm, por me kontroll të fortë mbi objektet.
Zhvillimi i robotëve me aftësi fizike që përputhen me të njerëzve ka qenë një sfidë e vazhdueshme për kompanitë prodhuese. Megjithatë Boston Dynamics u shpreh se nuk synojnë hedhjen ne treg të robotit Atlas, por po testojnë maksimumin e aftësive lëvizëse të të tillë robteve, që kanë aftësite fizike si të një njeriu mesatar.
Roboti Atlas u prezantua për publikun për herë të parë në korrik 2013 dhe funksioni i tij është të depërtojë në ambjente të jashtme, aty ku terrenet janë të ashpra.