Rrethi vicioz i demagogëve

0
Shkruan Zef Ndreka
Demagogët, kanë mbi 80 vite që e gënjejnë dhe mashtrojnë popullin e vet të varfër. E kanë marrë në qafë atë.
Enver Hoxha që e sundoi për 50-vjet, dhe më pas, fatin e shqiptarëve e ndoqën të tjera zhgënjime totale nga klasa udhëheqëse zgjatuese komuniste 32-vjeçare deri më sot.
Sali Berisha, të tjerë demagogë ndërmjet tij dhe Edi Ramës, si Fatos Nano e Ilir Meta (Metaj).
Këta na u bënë udhëheqës shekullor të partisë demokratike, të socialistëve, mjeshtra të mëdhenj hajduterie dhe korrupsioni.
Pasi e nisën pluralizmin politik me mashtrimet e të përsekutuarve, ku për një pjesë të tyre përdorën kartat e ish sigurimit të shtetit, tani po kërkojnë mashtrimin e radhës së masës më të gjërë të popullit!
Mashtrimet çoroditëse shtohen çdo ditë. Ato shoqërohen me skandalet e financave të shtetit që nuk kanë të sosur. Qeveria është e kapur në vjedhje tek inçeneratorët dhe vazhdon ende të paguaj kompani me financat e shtetit edhe pse pronarët e kompanive janë zhdukur dhe shpallur përsona në kërkim për korrupsion.
Nga ana e Foltorës dhe Partisë së Lirisë spekullohet për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tyre korruptive ndër vite.
Shpikin teori me financime ruse, për të krijuar alibi e përçarje, e njëkohësisht për t’a spostuar vëmendjen nga vjedhja e Klubit Partizani, nga skandali me ÇEZ-in etj. Ç’të numerosh më parë!
Së fundmi shohim nxitimin për të dalë në krah të qeverisë së re italiane që do krijohet nga rezultati i zgjedhjeve të së dielës atje dhe këtu duket se krizat politike do të pretendojnë të pjellë parti ekstreme të djathta.
Të krijohet përshtypja nga deklaratat e drejtuesve të politikës, se nga dritaret e bodrumeve të errëta, të harruara tashmë edhe nga italianët e gjermanët, po fërkojnë duart Musolini, Hitleri për mbështetjen që vjen nga politikanët e Shqipërisë!
Por sikur fërkojnë duart edhe të rinjtë si Putini, Kim Jong-u e ndonjë tjetër !Mashtrimet politike dhe ekonomike kaq haptazi që bëhen me popullin shqiptarë, janë në vazhdën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve nga demagogët Hoxha, Berisha e Rama.
Këta udhëheqës “historik”, do të mbetën përjetshëm të damkosur në popull si fatkeqësi e tyre!
Shumë shqiptarëve ju kujtohen dikur thirrjet: Enver – Stalin -Tito!
Po sot ?!
Sot po shohim një pjesë të opozitës të shkojë drejt thirrjes Ilir-Sali! Për t’i votuar si më të mirët!
Nga ana tjetër shfaqet Edi Rama me 40 hajdutët me thirrjet: S’ka më të mirë se ne!
Presim të brohorasim Rama-Vuçiç!
Kështu kjo treshe gënjeshtarësh e mashtuesish periodik, për 32-vite ndërtuan rrethin vicioz të demagogjisë , brënda të cilit janë futur e gjithë politika shqiptare, e majta dhe e djathta.
Lufta e gënjeshtrave me emërtime majtas e djathtas është demagogjia periodike në pluralizëm, sepse në realitet, dy krahët e politikës shqiptare janë pa identitet. Sot, janë aq shumë njerëz, që nuk dinë kujt t’i besojnë dhe t’i japin votën, pasi të gjitha partitë janë njëlloj, pa identitet dhe me histori të përlyer kokë e këmbë!
Shohim gjithandej, të vrapojnë servilët, ushtarët, vullnetarët e Berishës, Metës e Ramës, hallexhinjtë dhe të mashtruarit , nga e keqja më e madhe tek më pak e madhe. Por përherë shqiptarët nxitojnë drejtë zgjidhjes së keqe!
Të gjithë për momentin, janë dhe ndjehen të gënjyer periodikisht nga demagogët me tituj “Mjeshtra të Mëdhenj”! Shumë prej shqiptarëve zgjedhin largimin nga vëndi.
Kjo na tregon një fakt të madh, se i gjithë faktori politik shqiptar është një e keqe e madhe ! Katovica vazhdon!
Kjo u duhet bërë e qartë dhe u duhet sqaruar mbarë shqiptarëve. Kjo është dhe mbetët detyra parësore e opozitës zyrtare, e PD-së.
Koha nuk pret, ajo rrotullohet duke iu rritur moshën demagogëve periodik dhe të keqes në Shqipëri!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu