Një faqe webi “homelandjustice.re” po publikon disa dokumente të institucioneve shtetërore.
Nuk mund të themi nëse burimi i këtyre shkresave janë nga sulmet e e-Albania, por duhet theksuar se shkresat janë dokumente zyrtare shqiptare dhe janë me forme, vule e numër protokolli.
Kjo faqe ka publikuar një shkresë të dalë nga kryeministria me numër protokolli 3908/1, datë 09.08.2021 , me lëndë: Për miratim udhëtimi jashtë vendit dhe shkresa është e firmosuar nga Sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi.
Një tjetër shkresë që qarkullon është nga Ministria e Brendshme.
Flet për emërimin në detyrë të një Inspektori në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Shkresa është me numër protokolli 3619 datë 10.08.2020 dhe është e firmosus nga kryeinspektorja Dallandyshe Bici.
Po nga ky institucion por këtë herë të firmosur nga kryinspektor Ajet Zyberaj është emërimi i një tjetër inspektori dhe shresa ka nr protokolli 3325 date 12.08.2021.
Një tjetër shkresë që qarkullon është nga Gjykata e Apelit Durrës, me nr protokollo 398/1 datë 16.04.2021.
Këto janë disa nga shkresat që gjenden në këtë faqe, për të cilat nuk jepet asnjë informacion sesi kanë përfunduar dhe për çfarë arsye po i publikojnë.
Lidhur me publikimin e informacioneve dhe shkresave nga ana e “Homeland Justice”, ka reaguar edhe Autoriteti për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) si dhe AKSHI, të cilat i kanë kërkuar AKPEP-it, mbylljen e menjëhershme të këtij domaini në Shqipëri.
AKCESK dhe AKSHI i kërkojnë AKEP-it mbylljen e menjëhershme të domainit “Homeland Justice”, pasi sipas këtyre institucioneve, kjo faqe po përhap informacione keqdashëse.
