Lëvizjet browniane në PD

0

 Shkruan Zef Ndreka

E dimë të gjithë se sot, jo vetëm PD-ja është në kaos, por pothuaj gjithë shoqëria shqiptare, përveç disa oligarkëve. Për analogji, në analizën që do bëjmë për gjëndjen në Partinë Demokratike, ku kombinohet rregulli dhe çrregullimi, gjendet krejt vëndi, shoqëria jonë.

Në PD një pjesë i bindën ligjeve, urdhëresave, rregullave. Pjesa tjetër po “riorganizohet” përditë, jo natyrshëm dhe jo vetvetiu, por mbi bazën esjelljevece interesave vetjake të drejtuesit dy non grata-sh, Berisha. Çdo njëri, dhe të gjithë për të plotësuar synimet e tyre të veçanta, speciale, në favor dhe në dëm të vëndit, sipas misioneve. Gjithçka në PD, ngjan e mbërthyer brënda një lëvizjeve browniane. Pra, lëvizje të çrregullta të grimcave të ndryshme brënda një lëngu. Kjo larmi kaq e jashtëzakonshme brënda PD-së, ndërthurja e nderveprimeve dhe prapaveprimeve, përbën kaosin organizues dhe çorganizues të saj. PD-ja, lipset të jetë një organizëm i gjallë. Sidomos, në këtë kohë globalizmi kur gara në mes të partive politike, duhet të shprehet me një mori sfidash madhore, jashtë dhe larg ego-ve dhe interesave përsonale e familjare. Por, solidariteti në PD ka humbur! Rrënimi i saj duket, ka marrë rrugë. Për t’a shpëtuar del emergjente nevoja për solidaritet konkret, që t’a përjetojmë si të tillëbrenda familjes politike, nga njëri përson tek tjetri, nga grupimet tek personi dhe anasjelltas. Solidariteti nuk është një ligj në vetvete që duhet të përqafojë PD-në thjeshtë për teori. Por të bejë të mundur të çlirojë forcën e papërdorur të anëtarëve dhe simpatizanteve, sidomos të zonës gri, të dëshirave të mira për nxitjen e veprimeve solidarizuese.

PD-ja, mund të ecë përpara vetëm me solidariteti e munguar. Çrregullimi i skajshëm në PD, po rezulton shkatërrimtar dhe njëkohësisht kompleksiteti i skajshëm i Berishës dhe foltorës, po degradon në shperberje të gjithçkaje. E vetmja rrugë, e vetmja mënyrë për të shpëtuar kompleksin ku është zhytur PD-ja sot, nuk mund të jetë tjetër, veç largimi përçarësit dhe solidariteti, që lëvizjet e demokratëve të bëhen të rregullta , jo si në levizjet e grimcave në epruveta browniane.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu