Rrëzohet helikopteri, 6 viktima, mes tyre edhe CEO i bankës më të madhe

0

Gjashtë të vdekur është bilanci i rrëzimit të helikopterit në Kaliforni të SHBA. Mes viktimave është Herbert Wigwe, CEO i Access Bank Group, grupi më i madh bankar në Nigeri, sipas Forbes.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes kur një Eurocopter EC-130 me gjashtë persona në bord u rrëzua pranë Nipton, Kaliforni. Sipas publikimeve të shumta, pasagjerët po udhëtonin për në Las Vegas për të parë Super Bowl-in e këtij viti, finalen e Ligës Amerikane të Futbollit (NFL).

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo Iëeala, ka konfirmuar vdekjen e CEO të Access Bank, Herbert Wigwe dhe ish-kryetarit të Bursës Nigeriane, Abibola Ogunbanjo.

“Trishtim i tmerrshëm për lajmin e humbjes tragjike të Herbert Wigwe, CEO i Grupit të Access Bank, gruas dhe djalit të tij, si dhe Bibo Ogunbanjo në një aksident me helikopter”, shkroi shefi i OBT-së në një postim në Platformën X (ish-TWitter).

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu