Shkruan Eliona Kodra Shkreli
A e mbani mend pompozitetin propagandues të rrugës Shirokë-Zogaj?
Ato statuset boom-bastike të fillimit të punimeve, të cilat ka që prej 2019-tës që shkodranët i dëgjojnë e i stërdëgjojnë ‘rrenat’ e Rilindjes dhe eksponentëve të saj kryesorë në Shkodër?

Pse s’kanë filluar punimet?
A ka të drejtë Shkodra e shkodranët të dinë, kur mbaron faza ‘së shpejti’ e fillon faza zbatuese?
Me 22 Korrik të këtij viti, deputetja e Qarkut Shkodër informoi përmes rrjeteve të saj sociale, se kontrata është lidhur dhe “ëndrra
Shiroko-Zogajane” do bëhet realitet korrikun e ardhshëm! E ndërkohë, puna ende s’ka filluar, por mjafton vullneti i mirë siç duket…
Më 28 Shtator, një tjetër rilindas lokal, kryebashkiaku Beci njofton me po atë entuziazëm si zonja deputete se rruga është në proces fillimi (ndonëse afati vazhdon të jetë së shpejti)…
Çfarë propagande e shëmtuar…në fakt Rilindja shqiptare aktuale ka mjeshtri gënjeshtrën propaganduese, por a do t’a falë Shkodra këtë tallje që i bëhet prej 10 vitesh?
“Gojët e liga” tregojnë se punimet nuk do fillojnë për faktin se BERZH-i ka anulluar tenderin për firmën që ka fituar. Madje sipas “burimeve të liga” kjo nuk qënka hera e parë…

Mos serioziteti dhe neglizhenca e treguar nga ana e firmës fituese duket se ka ‘acaruar’ BERZH-in duke I anulluar kontratën për të dytën herë!
Të ndodhur para faktit se punimet premtohen e s’fillojnë, deputetja e Qarkut znj.Bilali dhe kryetari i Bashkisë Shkodër z.Beci duhet të sqarojnë situatën.
Mjaft me statuse propagandë për fillim punimesh se këto janë gënjeshtra që i dëgjojmë këtu e 10 vite më parë.
Pse nuk kanë filluar punimet në rrugën Shirokë-Zogaj dhe kur do fillojnë ato?
Rruga Shirokë-Zogaj ka qënë një premtim i kësaj qeverie që prej zgjedhjeve të 2017-tës, por prej atëherë, deputetët përfaqësues të Shkodrës kanë riprodhuar gënjeshtrën e fillimit “sa më shpejt” të punimeve dhe sot, pas 6 vitesh ky aks rrugor mbetet në të njëjtën gjëndje, pa pësuar asnjë ndërhyrje apo investim.
Me vjedhjen e Bashkisë Shkodër nga Rilindja e parave të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin, gënjeshtrat u intensifikuan, gjatë fushatës dhe pas saj, por ndërkohë rruga mbetet aty, me të njëjtat problematika në pritje të “ndërhyrjes së shpejtë” të premtuar.
Por, ky fakt nuk duhet të çudisë askënd…
S’keni parë asgjë akoma, -na paralajmëroi kryeministri para 10 vitesh, shprehje e cila shumë shpejt do i kthehet në boomerang Atij dhe të zgjedhurve të tij!





Promoted Content