Ferdinant Llupo mbjellë vresht në një sipërfaqe prej 2 hektarësh. Ky varietet i rrushit nuk është vetëm me kokërr të madhe, por edhe i bukur për syrin dhe me nje bistak deri ne 8 kilogram.
Kultivimi nuk ka qenë i lehtë, por ka edhe vështirësi të tjera.
“Tani ne në arkë e presim se nuk kemi ça t’i bëjmë. Jemi ne të detyruar që ta presim sipas peshës”, tha Llupo.
Kërkesa në treg është e lartë.
“Tregu e kërkon se është rrush për tani në vjeshtë. Deri në Dhjetor shkon pa frikë”, tha Llupo.
Agronomët e vlerësojnë këtë varietet për disa cilësi.
“Rrushi ka cilësi të tilla, shquhet për prodhim të madh, dhe ka cilësi, parametra, ngjyrë. Gjithë treguesit janë në mënyrë të shkëlqyer. Edhe shija është jashtëzakonisht e mirë”.