Rusia ka ngritur kurth, pasojat mbi Kosovën

0

Mark Qehaja, themelues i shoqatës shqiptaro-amerikanë “Skënderbej” tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se lidhja mes Serbisë dhe Rusisë është e padiskutueshme.

Ai theksoi se marrëdhënia e ngushtë e tyre është duke ndikuar drejtpërdrejt te tensionet e krijuara së fundmi në Kosovë.

“Rolin e Rusisë e shohim që te veprimi i bazave që ka ngritur në Serbi dhe duke qenë se Serbia është satelit i Rusisë, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë me Rusinë dhe ngritja e grupeve që bashkëveprojnë me Serbinë në interes të Rusisë, ndërmjet tyre dhe ambasadorët që kanë pasur takime të shpeshta me udhëheqësit e Serbisë, çdo gjë është ngritur, një prapaskenë, një kurth, për të agravuar situatën në Kosovë, për të arritur deri në përleshje siç ishin ato përleshjet ndërmjet KFOR-it, policisë, gazetarëve. Ato skena ishin të padëshiruara dhe të dënueshme, por ishin veprime që tregojnë taktikën dhe strategjinë e Serbisë,” – u shpreh Qehaja.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu