Na kuadrin e projektit “Libri dhe Leximi-matje dhe vlerësime”, – i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, organizata bëri sondazhe në grupime rastësore individësh dhe grupime lexuesish gjatë periudhës 1 tetor-3 nëntor 2023.
Përmes kësaj synohej që të vlerësohej shkalla e leximit dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me shprehitë e leximit, mënyra sesi lexohet, buxhetet që shpenzojnë çdo vit lexuesit, leximi në gjuhë të ndryshme dhe ndikimi i fushatave të leximit.
18% e të anketuarve (52 persona) janë shprehur se nuk lexojnë libra. Në grupin e të intervistuarve që nuk lexojnë, 57% shprehen se nuk kanë kohë, 33% parapëlqejnë mediume të tjera si TV, gazeta apo internet, 6% nuk kanë interes dhe vetëm 2% e justifikojnë mos leximin me pamundësitë financiare.
Përmes këtij indeksi synohet që të vijnë ide apo rekomandime përmes të cilave mund të përmirësohen politikat për promovimin e librit dhe leximit ne Shqipëri.