Sa të jetë Berisha, demokratët do shohin vetëm “tymin e zi”!

0
Shkruan Zef Ndreka
Do të uroja të mos ishte e vërtetë, por praktikat që ndjek Foltorja me demokratët e saj në bazë, me organizimet dhe përzgjedhjet selektive të kandidatëve për bashkitë e vëndi, e bëjnë situatën “fakt të kryer” , që do të thotë jo bashkëpunim por synim vetëm për të asimiluar PD-në.
Berisha nuk e fsheh këtë , është objektivi i tij i qartë , sepse mendon të forcoje faktorizimin e tij përsonal kundrejte SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Be-së. Por kështu, ai po gënjen demokratët dhe më shumë vetën.
Proçesi i bashkëpunimit ose i bashkimit të PD-së shikohet një mision i pamundur këtë radhë.
Megjithë përpjekjet dhe arritjen në një konsensus të demokratëve në Bashkinë e Mirditës, në Bashkitë e tjera të vëndit foltoristët e ndjejnë vetën “më të forte” dhe gjuha e mirkuptimit zor se mund të arrihet.
Foltoristët vazhdojnë e frymëzohen çuditërisht edhe tani nga Berisha i pa shpresë, edhe pse e dijnë mirë se po nuk bashkëpunuar nuk ka fitore.
Kjo llogjike e tyre vjen sepse Partia e Foltorës së Berishës u rithemelua nga nje proçes i mbarsur me degjenerime politike. Foltorja u rithemelua e infektuar. Ajo , infeksionit që kishte në veprime dhe në fatin e saj, në gojën e Berishës , ia ngjiti dhe ia shpërndau “demokrateve” pa imunitet, mbeshtetesve të Berishës apo vullnetarëve të tij, duke shumëfishuar hardhucat helmues në familjen demokrate.
Shumë prej foltoristëve u bënë papagaj të pështirë duke imituar Berishën në “argumentet”, anatemimet dhe fyerjet e tij në çdo rast kundër PD-së dhe kryesisht kundër Bashës. Ata, vetëm e kanë përçarë PD-në çdo ditë më gjuhën e hardhucës në fyt . Ndërsa vete foltoristët u kthyen në tufë “delesh të zeza” që i shkojne pas “dashit pa këmbonë”, por më hardhucë helmues në gojë!
Tani që afrojnë zgjedhjet po e kuptojnë se vete koha i ka lënë pas, se vete koha nuk i pranon. Vetë foltoristët dele shkuan me këmbët e tyre në gojën e ujkut, duke dëshmuar se janë tufë që fatin e tyre e lidhën me non grat-ën, me këtë kufomë politike të prishur.
Foltoristët , të magjepsur nga krye-hardhuca, i kemi parë të shpresën qartazi dhe prerë kundër bashkëpunimit me PD-në, apo më tej , bashkimit të saj.
Si Don Kishot-ër triumfator, ata shihen qartë të hipur mbi kuajt e urrejtjes me britma, sharje e fjalë që krijojnë situata të pa pajtueshme e të pa dëshirueshme, me një fjalor shumë banal e rrugaqëror.
Përherë ky kontigjent është përdorur dhe përdoren nga Berisha kundër PD-së dhe duke mbështetur non grat-ën qorrazi apo symbyllur.
“Tymi i bardhë” që nxorri bashkëpunimi i dy grupeve të demokratëve në Mirditë , duhej të dilte në çdo degë të PD-së në vëndin tonë. Por jo, ai “tym i bardhë” ju vret sytë foltoristëve dhe Berishës, që kërkojnë të shohin vetëm tymin e zi.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu