“Personi që do të trashëgonte Partinë Demokratike me bekimin e Sali Berishës është Belind Këlliçi”. Kështu u shpreh gazetarja Ambrozia Meta në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
Ajo tha se sheh Këlliçin si kryetar të ri të PD-së, ndërsa, sipas saj, Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyeshme tek demokratët.
“Nëse shoh dikë që mund të merrte partinë me bekimin e Sali Berishës, shoh Belind Këlliçin. Një shembull si ajo që ndodhi me Lulzim Bashën, nëse do të kishim një lloj trashëgimie të partisë. Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyer tek demokratët. Nuk më rezulton një njeri i pëlqyer. Salianji nuk ishte një filiz politik që lindi nga talent i madh për në politikë. Edhe Belindi nuk shihet si lider nga demokratët, por nëse Sali Berisha do t’ia linte dikujt partinë, përshtypja ime është që do t’ia linte Këlliçit”, tha Meta.








