Sali Berisha ka video erotike të zyrtarëve me ambasadorë/ Filmimet do dorëzohen në organet hetimore! dhe Kongresin Amerikan

0

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përsëritur deklaratën e tij se disponon video erotike të zyrtarëve shqiptarë dhe ambasadorëve të huaj, teksa është shfaqur drejtpërdrejt nga telefoni i tij në Facebook, gjatë pushimit të seancës parlamentare.

Berisha ka thënë se “videot erotike” që pretendon se ka, do t’i dorëzojë te organet kompetente hetimore, por tha se nuk mund t’i shuajë kurreshtjen deputetëve socialistë, pasi çdo mesazh dhe video erotike që mbërrin te ai, “ka censurë të plotë”.

“Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshmë, një tradhëtar të SHBA-së. Çdo dokument që unë disponoj, do e dorëzoj në organet kompetente hetimore. Por kurreshtjen tuaj për skena, mos kujtoni se ua plotësoj unë.

Unë kam censurë të plotë ndaj çdo video dhe mesazhi erotik që vjen te unë. Nuk jam unë ai që e di se çfarë heqin ministrat në mbledhje nga fjalori që ai përdor. Përmenda emra unë aty? Asnjë emër, por pse u djeg kjo gjë? Me këto kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Ramës me McGonigal?”, deklaroi Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu