Sali Berisha lobon në Bullgari që të hedhin në gjyq Edi Ramën e t’i kërkohet testi i drogës

0

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë bullgare që të padisë kryeministrin Edi Rama,pas deklaratave të këtij të fundit se Bullgaria bllokoi negociatat për Shqipërinë për 8 vite me radhë.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë, kreu i PD u shpreh se diplomacia bullgare duhet t’i kërkojë kryeministrit që të bëjë testin e drogës.

“Vetë Edi Rama po bën gjithçka që të bllokojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.  Sulmi dhe lufta e ftohtë që i ka shpallur Sofjes, një vend mik Bullgaria, dhe e sulmon brutalisht. Si mund të mashtrosh ti 8 vite që na pengoi Bullgaria. Unë duke i kërkuar ndjesë Qeverisë bullgare i bëj thirrje që ta hedhë në gjyq për shpifje. Por duhet të kërkojnë edhe testin e drogës. Vetëm një njeri që humbet çdo arsye nga shkaqe politike apo shkaqe narkotike mund t’ia lejoj vetës të ndërmarrë një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat, siç bën Rama”, tha Berisha.

Kjo deklaratë e Berishës vjen njjë ditë pas replikave të Ramës mme diplomacinë bullgare, lidhue me procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.Kryeministri dekaroi në samitin e Sllovenisë se ishte Bullgaria ajo që bllokoi negocistat Shqipërisë, ndërsa qeveria bullgare e quajti të pahijshme sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për BE.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu