Gjatë një takimi që ka zhvilluar me anëtarë të shoqërisë civile, Sali Berisha u pyet edhe për pasuritë e tij dhe të familjes.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se ai ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më shumë se sa kishte në periudhën e ko.munizmit si dhe një shumë prej 100 mijë eurosh në llogari.
Përsa i përket familjarëve të tij, Berisha tha se prej 9 vitesh, Edi Rama i ka kontrolluar por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.
Pasuritë e politikanëve janë për t’u kaluar në shoshë. Luftoj ditë e natë për këtë punë. Sali Berisha ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më të madh se sa ka patur në dik.taturë, pas 30 vitesh dhe 100 mijë euro në llogari.
Cilido që gjen një qindarkë më shumë, është përgjegjës ai se është e paligjshme. Kam patur fatin e madh se në këto 9 vite Edi Rama të kontrollojë dhe rikontrollojë 100 herë fëmijët e mi. Ata u kontrolluan nga superfuqia më e madhe e kohës.
As Edi Rama dhe as superfuqia më e madhe e kohës të kontrollojë, nuk do gjejë asnjë qindarkë më shumë. Problemi i bujarisë, i filantropisë. Këtu ke shumë të drejtë.