Salikratët si enveristët e dikurshëm

0
Shkruan Zef Ndreka
Hijet lëvizëse të kufomave politike e kanë trembur por më shumë e kanë mashtruar elektoratin demokrat.
Kjo trembje dhe ky mashtrim shihet çdo ditë, aq sa u lodhën edhe kufomat duke shpifur e duke shpikur gënjeshtrat e ditës.
Shumë nga mbështetësit e foltorës dhe Berishës, por edhe të Metës nuk mund të jetojnë më pa një gënjeshtër. Genjeshtrat dhe mashtrimet janë bërë ushqimi i ditës për to.
Berisha kujdeset të shpikë çdo ditë një të tillë. Bëhet qameti po të harroje të gënjejë qoftë edhe një ditë të vetme. Sepse salikratet, vullnetarët e Saliut dhe shumë të mësuar me ushqimin gënjeshtra, mund të “plasin”. Është sëmundja që iu ka infektuar Berisha për gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes së tij, por edhe pas “vdekjes” politike.
Tashmë Berisha sillet si një fantazëm duke gënjyer elektoratin dhe në luftë të hapur me “Imperializmin amerikan”. Asnjë ndryshim nga Enveri.
Edhe ai kishte enveristet! Berisha ka salikratët !
Ashtu si Enverin,
Berishën e vërbojnë bashkëpunëtorët e aleatëve strategjik të Shqipërisë. E vërbon PD-ja, e verbon SHBA, Britania e Madhe dhe gjithë Europa që ja kanë mbyllur plotësisht dyert.
Atëherë?
A do të mund të votojnë demokratët kundër Integrimit në Europë?!
A do të mund të trafikohen demokratët, që ëndërr të tyre kanë patur: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”?!
A do të pranojnë ata që e quajnë vetën demokrat të përdorën në linjën politike kundër euroatlantizmit?!
A do pranojnë demokratët të përdorën “mish për top”, për interesat përsonale e familjare të Berishës?!
A do të arrijnë qoftë edhe 5 minuta të mendojnë ftohtë, përse duhet të votojnë siglën e PD-së për ardhmërinë e fëmijëve të tyre?!
Të shohim me 14 Maj.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu