Saliu dhe Babloku në Solstikun e Yuri Kim

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Saliu u nis drejt natës së gjatë, ditën që ambasadorja Yuri Kim zgjidhi gjysmë lëmshin e Charles McGonigalit e ndihmoi Tezeun e Surrelit të vrasë Minotaurin e Tropojës.

Të dy, plus dy kapot e dy Klaneve të tjera Mafioze, janë në rrugën pa kthim të territ të pa sosur, që perioda enciklopedike e kalendarit të sistemeve, ju ofron në këto kohë që Amerika mike, ka vënë në magnet të sjelljeve përllogaritjen e lëvizjes së dukurive epokale në Ballkan.

Mitologjia e fshatit tonë, na shpjegon kiminë e Solstikut të Dimrit që sapo nisi, dhe të Verës që po vjen.

Saliu iku me Dimrin, Babloku do largohet me Verën.

Askush nuk pyeti pse diellndalimi i Saliut qëlloi në Dimër, as se pse i Bablokut kapërceu kufijtë e rregullave tokësore, për t’u bërë Perëndia e Verës, para datës historike që e kufizon kalendari i krahinës sundimtare të shekujve.

Dionisi i Olimpit tonë, bëhet Legjendë e legenllekut, në Solstikun e Verës që vjen.

Me mbylljen e ciklit të Saliut, nisi të zgjatet dita e demokracisë, me përfundimin e ciklikut të Bablokut, grafika unazore e ambasadores Yuri Kim, ju ngjeshë byzylykët pas dore doracëve tanë.

Të gjithë, me Ilir Metën, Lali Erin e Bablokun, qeveritarë e zyrtarë, opozitarë e zagarë, e kanë humbur njërën dorë në betejat për pasurim deri në babëzi.

Të ngopur me mrekulli dhe ngeshëm me durim, eklipsi i dritës dhe territ, janë njëri pas tjetrit.

Mëngjeset do të zbardhin më shpejt e nata do të ngryset më vonë këtyre anëve,

Nata e gjatë e dorasëve tanë, shtrihet sa gjerë e gjatë nëpër gjymtyrët e studimit, Saliu dhe Babloku në Solstikun e Yuri Kim.

Po po, këtej është zgjidhur gjysmë lëmshi i Arianës, dhe ka ardhur perioda e diell ndalimit të Mafiozëve./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu