Shkruan Zef Ndreka
Të gjithë ata që morën pjesë ishin të pa njohur për mua, nuk njoha pothuaj asnjë!
Edhe pse, nuk kam lënë protestë pa marrë pjesë.
Por mbremë , më ra në sy flamuri amerikan i vëndosur në shtizë me yjet majtas poshtë , kur dihet se ai i ka yjet majtas lart.
Shikojeni foton!
Këtë veprim e kemi shikuar edhe më parë në Laç, përpara pallatit të kulturën, në afërsi të tribunës në një miting elektoral, sa kam menduar se këta gjithë natën bashkëpunojnë me ISIS-in dhe Rusinë (Sllobon , Vuçiçin ) dhe gjithë ditën rrahin gjoksin, se ne, jemi vëndi më pro-amerikan në botë!
Shqiperia e ka vëndin në Europë deklarojnë, duke lënë të kuptosh, se ne jemi vënd islamik, por duam Europën dhe mua më ngrihen flokët përpjetë, nga këto blasfemi.
Dje pra, përsëri vura rè një antiamerikanizëm të formës së lehtë, të shfaqur me kujdes e me frikë, pra pa e shkelur me këmbë , pa e grisur me dorë apo djegur me shkrepse!
Flamuri me kokë poshtë ishte në krye të turmës, pas Berishës dhe në minutën e 35 kur fliste Monika Kryemadhi, flamuri u valvit në ajër ku u fokusua sigurisht nga kamerat.
Po kёshtu edhe në minutën e 42 pra në orën 19:42.
Në një kohë kur Berisha kërkon të konfirmoje pro-amerikanizmin, kur Berisha është i shpallur non grata nga ShBA, shfaqet në sy të gjithë shqiptarëve e trupit diplomatik, flamuri i stigmatizuar, i injoruar , ndërkohë Berisha kishte braktisur edhe flamurin e partisë së tij dhe filloji të tundë nacionalizmin, flamurin e Skënderbeut, që për Bajram do ta fus në thes ose aty ku e di ai, dhe islamikët e tij!
Ndërkohë, për këtë veprim që e përsërisin disa herë në vit dhe sa herë ka delegacion nga Turqia, Berisha e ka parë dhe e ka bërë fshehjen e Skenderbeut dhe simboleve, dhe për to nuk ka folur asnjëherë, duke u bërë për këto veprime qesharak, tragjiko- komik, duke e përdhosur figurën më botërore shqiptare , mbrojtësin e krishterimit dhe qytetërimit Europian.
Mendoj se ky veprimi i djeshëm, ishte paralajmërues, ishte prologu i një lufte të ftohtë me ShBA-të , pra nëse shteti më i fuqishëm i botës nuk do të reagojë , protesta tjetër do të linçojë flamurin amerikan në një dhunë të klasit të dytë, si shkelje me këmbë, grisje, djegie etj.
Për mendimin tim kjo vepër është më shumë e Edi Ramës!
Ajo ka sponsor dhe përfitues Edi Ramën, sepse lëkura e Edit e pjekur në rrezet e diellit në plazhet e Jonit apo të Adriatikut , ka nevojë të guduliset. Edi Rama u relaksua dje me pamjet panoramike të maleve të Vlorës dhe shëtitja e anti-amerikanëve para derës së tij të Kryeministrisë
Ne , jemi mësuar me këtë politikë 80 -vjeçare, karaxhozllëqe deri në hedhjen e “dorës pas qafes”, duke fyer një rang të lartë si Joe Biden në sammitin e NATO-s në Madrid para pak ditësh me politikanë të shteteve të mëdha e të fuqishme. Të gjitha i ka vuajtur populli shqiptar jo vetëm nga pushtuesit e huaj , por më shumë nga vëndasit.
Promoted Content