Samiti i Berlinit në datëlindjen e Enver Hoxhës si mesazh antiamerikan i Edi Ramës!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Edi Rama, para se të blinte Charles McGonigal, Aleksandër Soros dhe heshtjen e ambasadës amerikane këtu në Tiranë për çdo skandal qeveritar, kishte dalë nëpër Europë të mbushë “thesin” me mendjet më të ndritura që orientojnë politikat strategjike.

Pasi mbështolli në savan ish kryeministrin britanik Tony Blair, me paratë e vjedhura shqiptarëve, në tregun e kontrollit total të Europës, investoi taksat e shqiptarëve në miqësi dhe arriti të qepë qefinin për kundërshtarët dhe drejtësinë që nuk guxon të ngrejë paksa dërrasën e arkivolit e të lëshoi zë, jam ende gjallë, më ka mbyllur këtu ky mjeshtri i pazareve të fëlliqura.

Që Edi Rama ka ndyrë deri në neveri sjelljen e një lideri, nuk thuhet jo, apo jo?!

Mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit, këtu në ish Muzeun e diktatorit Enver Hoxha pikërisht në datëlindjen e tij, a ju ngjan si një provokim i fortë antiamerikan dhe favorit për t’i thënë Shtëpisë së Bardhë se nuk mund t’i publikojë skandalet me McGonigal, mafien ruse, kineze e turke, sa kohë lidhja me BE-në e moçme, është më e fortë se ndarja me Amerikën e re?!

Krerët e BE-së, në rrethanat që janë shqiptarët, pas një diktature 50 vjeçare dhe një kasaphane 30 e ca vjeçe, nuk e di si ndihen sot që është përvjetori i Enver Hoxhës!

Janë 34 135 shqiptarë të burgosur politikë, 59 009 të internuan ne kampet e përqendrimit, 7022 që vdiqën në kampe famëzeza, 984 nga torturat në burg, 308 që humbën aftësitë mendore nga torturat dhe një popull i tërë i shtypur nga ky kriminel që sot ka datëlindjen.

Hapja e krahëve të BE-së në datëlindjen dhe Muzeun e Enver Hoxhës, i intereson vetëm Edi Ramës dhe 4 Klaneve Mafioze që e kanë baba shpirtëror.

Shqiptarët në shpirt janë europianë, liderët ishin dhe janë shejtanë!

Ambiciet e dy palëve janë të kundërta.

Shqiptarët janë integruar tashmë, pasi shumica e tyre jeton e punon në Perëndim, zyrtarët janë pasuruar, pasi fuqinë dhe ekonominë e shpërdorojnë për imazh sublim.

Edhe pse bukuria e kësaj dite, mund të sjellë ca vlera artistike, flamuri ynë në duart e një sheiku si Edi Rama, ngjan si tension i lartë në një shtyllë druri, ku rrezikohen kalimtarët.

Kalimthi janë këtu këta, se sa të largohen krerët e BE-së, qeveritarët vazhdojnë vjedhjen.

Ndikimi ndikon si silikon në atmosferën ku Edi Rama, në vend të jetë partneri, është thjeshtë kujdestari i punëve të pista të qeverisjes, me ndjeshmëri absurde ndaj kombit të vet.

Që “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”, nuk mund të futet në asnjë rradake të krerëve të Samitit të Procesit të Berlinit, se drita e llampës do të fikej, e jo europianëve, po as titanëve, nuk do t’u shihej fytyra kurrë më këtyre anëve.

Gjithsesi, fatet edhe kanë pasoja.

Ne, fatlumët që presim krerët e BE-së, thjeshtë shqetësohemi se mos vallë, ky hajduti ynë që ka dosje të hapur në Amerikë dhe varr të çelur këtu në fshat, mos me paratë e taksave tona, po bëhet pazar i fëlliqur, si me McGonigal-in dhe Tony Blair-in, dhe po shpërdorohet Samiti i Procesi i Berlinit në datëlindjen e Enver Hoxhës, si mesazh antiamerikan i Edi Ramës!/Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu