Sazani digjet, Haki Çako i përgjigjet Ilir Metës: Nuk ngremë helikopterin për çdo zjarr. Shqiptarët pyesin po për Zahon e Edi Ramës, pse fluturon avioni?

0

Prej tre ditësh vijon zjarri në ishullin e Sazanit duke djegur gjithçka. Era po e favorizon akoma më shumë përhapjen e flakëve ditën e sotme.

Forcat e ushtrisë, mbi 70 efektivë janë duke vijuar luftën me flakët me lopata dhe mjete të tjera rrethanore për shkak se zjarrfikësja e ka të pamundur për të ndërhyrë për shkak të terrenit.

Një rrezik më vete janë municionet që mund të shpërthejnë, por fatmirësisht deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Shefi i Emergjencave Civile Haki Çako deklaroi se ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndodhet në Greqi “për të bashkëpunuar për të operuar me partnerët tanë”.

 

 

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që shteti të angazhohet maksimalisht, por Çako beson se nuk është çështje thirrje.

 

Nuk është e thënë se cdo zjarr kërkon helikopter, ne jemi duke maksimalizuar ato mjete që janë në proces rehabilitimi, shumë shpejt do të jenë në operacione.

Por komentuesit pyesin pse djali i kryeministrit shetit me helkikopter e avion përditë me taksat e shqiptarëve.

 

Askush nuk e sheh Zahon e vogël që me rroga aq anemike të prinderve shetit botën dhe vendet me te bukura të Shqipërisë.

Po ky eshte shteti që i përdor fondet si të ishin të kryeministrit.

Ju siguroj që të gjitha strukturat dhe shteti është në këmbë sikur ka qenë edhe më parë” tha ai, por duke pranuar kapacitetet e kufizuara që kanë për momentin për shkak se asnjë helikopter nuk është në dispozicion në gjendje pune.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu