Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 milion euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Konkretisht janë sekuestruar 2 vila në Dobresh, Tiranë, në pronësi 57-vjeçarit Fran Merdhoçi dhe të familjarëve të tij.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer në bashkëpunim.