Shefi i opozitzës: SPAK sillet si reparti i Ramës dhe Ballës, është e turpshme

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar konferencën e përjavshme me gazetarët. Kreu i demokratëve tha se SPAK po sillet si repart i Ramës dhe Ballës. Ai u shpreh se kjo është e turpshme. Komentet e Berishës erdhi pasi komentoi thirrjen e Aldo Bumçit nga SPAK për “Gërdecin”. Po ashtu ai u ndal edhe tek zgjedhja e kreut të ri të SPAK, të cilën e konsideroi si një “tragjikomedi të paimagjinueshme”.

“Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë. Kjo është historia më e turpshme. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama. Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht një organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.

Bota e krimit darkon dhe drekon prej dy muajsh rresht me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament. Ky është asgjësimi total si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o rafsha mos u vrafsha. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion. Unë e kam thënë me kohë se ky është SKAP-i i partisë. Pse i them SKAP unë. Nuk ka një dosje në interes të qytetarëve. Ky hap dosje vetëm të padive të PS. Nuk kam asgjë personale. Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij. Ky është një turp kombëtar. Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori.  Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë. Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte. Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni se me çfarë merret SPAK-u? Si me qenë repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Imagjinoni një gjë. Ato janë paratë tuaja, janë paratë e taksapaguesve. Urdhëroni se me çfarë merren. Prandaj shqiptarët e përçmojnë dhe e përbuzin masivisht SPAK-unë”, u shpreh Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu