Shkarkohet Artan Lame nga “Kadastra”, e zëvendëson Dallëndyshe Bici

0

Artan Lame, largohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Lajmi u konfirmua pasditen e sotme nga Dosja.al, ndërkohë që vendi i tij nuk ka mbetur bosh. Pasuesja e Lames në detyrë do të jetë Dallëndyshe Bici. Aktualisht Bici mban postin e Kryeinspektores së  Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, vend që po ashtu mbetet bosh me largimin e saj për në detyrën e re.

Deri më tani shumë pak detaje dihen nga lëvizjet në postet e institucioneve kryesore të vendit, ndërkohë që edhe vetë Lame dhe Bici nuk kanë komentuar ende asgjë lidhur me lëvizjet e reja. Në një kohë që Bici dihet se ku do të nisë detyrën e re, për Lamen është ende e paqartë se ku do ta ketë detyrën e re, apo nëse do të tërhiqet nga politika.

Artan Lame që nga vitit 2013-2019 ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale), ndërsa nga 2019 e deri më sot, ka kaluar tek Agjensia Shtetërore e Kadastrës.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu