Shkëlzen Berisha e Flamur Noka të fotografuar me ‘klanin Osmani’ / Një nga rrjetet më aktive të trafikut të ko.kainës në Evropë

0

Familja Osmani ka qenë shpesh në qendër të debateve të shtypit gjerman për lidhje me nëntokën e mafias, lojërave të fatit dhe industrisë së seksit.

Ata ishin sponsorët e Partisë Demokratike në vitin 2005, në lidhjen e kontratës së PD me BG&r, dhe më vonë pronarët real të lojërave të fatit në Shqipëri. Qazim Osmani, i njohur si Feliksi, ishte pronari i shumicës së makinave që përdoreshin në tregun e lojërave të fatit në vend dhe mik i ngushtë i familjes Berisha.

Disa ditë më parë në një operacion ndërkombëtar nga Europol në disa shtete të Europës u arrestuan 45 persona, nga të cilët 30 shqiptarë, mes të cilëve edhe disa anëtarë të të ashtuquajturit “klani Osmani”.

Ky klan ishte një nga rrjetet më aktiv në Evropë që merrej me trafikimin e kok.ainës, duke importuar lëndën narkotike nga amerika Latine, ndërsa më pas e shisnin me shumicë. Në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kok.ainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e dro.gës.

Ndërkohë, Gazeta Tema ka publikuar disa foto të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në shoqërinë e anëtarëve të klanit “Osmani” në vitin 2016 në ritzi restaurant Puerto Portals.

Gjithashtu në shoqërinë e këtyre personave është fotografuar edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili është një nga personat më të afërt të Berishës pasi ish-kryeministri u përjashtua nga PD.

Flamur Noka, sot mbështetës i “flaktë” i Komisionit të rithemelimit, në foton me ‘klanin Osmani’ shikohet i relaksuar në një restorant në Tiranë, pas daljes në opozitë.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Grupi i rrezikshëm kri.minal i tipit maf.ioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitime të mëdha të paligjshme, duke përdorur emra të parë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi.

Kush është ‘klani Osmani’ i drejtuar nga më i madhi i vëllezërve, Bashkimi?

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Bashkim Osmani, bosi i dyshuar i grupit maf.ioz të dro.gës do të ekstradohet drejt Spanjës u njoftua dje (19 shkurt) nga mediat.

50-vjeçi shqiptar nga Kosova prezantohet në mediat spanjolle si bosi maf.ioz i dashuruar me Majorkën. anëtar i një klani me biznese të dyshimta në Gjermani – ku tashmë ishte dënuar me gati katër vjet burg së bashku me vëllain e tij në 2008 për një kri.m ekonomik – ai mbërriti në ishull dy dekada më parë dhe u martua me një grua gjermane në rezidencën e tij. Për banketin me qindra të ftuar, solli me avion privat artistë të njohur gjermanë dhe shqiptarë.

Osmani kalon periudha të gjata në Majorka, shkruan mediat spanjolle, aty ku u arrestuan bashkëshortja dhe vjehrri i tij. Operacioni i Europol i pagëzuar “Shqiponja e zezë” e kapi Bashkim Osmanin në Kroaci.

Lidhja Bashkim Osmani me Shkëlzen Berishën:

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Berisha, është mik i ngushtë i një prej lobeve më të mëdha të lojërave të fatit dhe industrisë së s.ksit në Europë, që drejtohet nga familja “Osmani” e Kosovës me banim në Hamburg në Gjermani.
Familja Osmani ka qenë shpesh në qendër të debateve të shtypit gjerman për lidhje me nëntokën e maf.ias, lojërave të fatit dhe industrisë së s.ksit.

Ata ishin sponsorët e Partisë Demokratike në vitin 2005, në lidhjen e kontratës së PD me BG&r, dhe më vonë pronarët real të lojërave të fatit në Shqipëri.

Qazim Osmani, i njohur si Feliksi, ishte pronari i shumicës së makinave që përdoreshin në tregun e lojërave të fatit në vend dhe mik i ngushtë i familjes Berisha.

Një foto e Bashkim Osmanit me aktorët Nick Nolte dhe Til Schweiger në restorantin ritzi në Puerto Portals, ka pushtuar mediat spanjolle. restoranti, sipas hetimeve mund të ishte përdorur për pastrim parash.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Bastisja e shtëpisë, sekuestrimi i parave

Kërkimi në rezidencën e Bashkim Osmanit në Camp de Mar, të martën zgjati më shumë sesa pritej. Përpjekjet e agjentëve u përqendruan në hapjen e kasafortës. Pas disa orësh punë, arritën ta hapin dhe gjetën para, bizhuteri dhe dokumentacion. Një pjesë e parave, disa mijëra euro, ishin pothuajse para syve të agjentëve, në vendin më të papritur, mes një kutie me peceta higjienike që ndodhej në banjë.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Hetimi e vendos Osmanin në krye të një organizate kri.minale të trafikut të dro.gës dhe pastrimit të parave. arrestimi i tij ishte një nga prioritetet kryesore të agjentëve. Sipas hetimeve, rrjeti i është përkushtuar futjes së sasive të mëdha të kok.ainës në Evropë nga amerika e Jugut përmes porteve të ndryshme evropiane, raporton Lapsi.al. dro.ga shpërndahej në të gjithë kontinentin me aeroplanë privatë, automjete me fund të dyfishtë, pako postare dhe kontejnerë transporti.

Pasuritë e sekuestruara

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca ndaj Bashkim Osmanit, drejtuesi kryesor i rrjetit të pastrimit të parave të çmontuar të martën e kaluar në Mallorca. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kok.ainës së sjellë nga amerika e Jugut thotë media spanjolle.

Gjithsej 18 arrestime ndodhën në ishull. Një nga pikat e forta ishte inspektimi në restorantin ritzi në Puerto Portals. agjentët hynë gjithashtu në hotelin BO, i cili përfaqëson organizatorin e komplotit, dhe në objektin e vendosur në katin e parë.

investimi në kriptomonedha

Sasia e kriptomonedhave të sekuestruara nga kjo organizatë zbuloi mënyrën se si bitcoin dhe altcoin përdoren për pastrimin e parave.
agjentë të FBi-së amerikane dhe NCa britanike ishin të pranishëm në operacion.

Përveç Majorkës, Belgjika ishte qendra tjetër e madhe nervore e këtij makrooperacioni kundër pastrimit të parave. Vetëm në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kok.ainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e dro.gës.

Duke qenë se agjentët spanjollë dhe belgë ishin të përfshirë në hetime të ngjashme ndaj organizatës së drejtuar nga vëllezërve Osmani, ata krijuan një grup të përbashkët pune të mbikëqyrur nga Eurojust, nëpërmjet Europolit.

Operacioni i kapjes nga Europol

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani u mposhtën nga operacioni “Shqiponja e zezë”, i ek.zekutuar nga komanda e Karabinierëve të Pratos dhe Departamenti i Hetimeve anti-maf.ia i Firences.

Organizata kri.minale importonte dhe menaxhonte trafikun me shumicë të kok.ainës nga amerika Latine me transport detar dhe ajror me destinacion Evropën. Spanja dhe vendet e tjera të BE-së u përdorën më pas për operacione komplekse të pastrimit të të ardhurave nga trafiku i dro.gës për një vlerë të vlerësuar prej disa milionë eurosh. Grupi i rrezikshëm kri.minal i tipit maf.ioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitime të mëdha të paligjshme, duke përdorur emra të parë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi.

Ky operacion i përbashkët është rezultat i një hetimi ndërkombëtar kompleks që përfshiu Departamentin e Hetimeve anti-maf.ia (Dia) dhe Forcat Policore të Belgjikës, Spanjës, Gjermanisë, Holandës, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë. Në mënyrë të detajuar janë kryer gjithsej 80 kontrolle, 45 arrestime, sekuestrim dro.ge, armë dhe mallra me vlerë afërsisht 2 milionë euro.

Por orët e fundit, në mediat evropiane, vëllezërit Osmani po përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin kok.ainë nga amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Evropë.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende europiane, të organizuar nga Europol.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu