Shqipëria përballet sonte me Serbinë, asnjë tifoz i joni nuk do jetë në stadium

0

Shqipëria përballet sot me Serbinë për kualifikueset e Botërorit 2026. Një fitore e Kombëtares do të kalonte kuqezinjtë vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Sfida në orën 20:45 dhe kuqezinjtë këtë herë luajnë në tokën serbe.

Por sfida mes dy ekipeve përveç rëndësisë në aspektin sportiv, mban dhe peshën e kujtimeve të përplasjes kaotike të vitit 2014 në Beograd.

Përballja e sotme rikthen në vëmendje incidentin e mbi dhjetë viteve më parë, ku ndeshja mes dy kombëtareve u ndërpre në fund të pjesës së parë, për shkak të futjes së tifozëve serbë në fushë dhe përleshjes me lojtarët shqiptarë. Një dron me flamurin shqiptar dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit ‘ndezi’ atmosferën.
Frika se incidenti mund të përsëritet egziston edhe sonte.

Për shkak të tensioneve politike dhe frikës nga incidentet, takimi nuk do të luhet në Beograd, por në Leskovac, ndërsa Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje. Të gjithë 6,500 spektatorët që do të jenë në tribuna janë përzgjedhur me ftesa, kryesisht nga akademitë e futbollit. Serbia gjithashtu është e detyruar ta zhvillojë ndeshjen me reduktim prej 20% të kapacitetit të stadiumit, si pjesë e një dënimi të mëparshëm.

Sipas marrëveshjes mes dy federatave, asnjë tifoz shqiptar nuk do të jetë i pranishëm në stadium, një rregull që vlen edhe për ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu