Shkruan Zef Ndreka
Lufta filloi.
Israeli nisi një luftë që nuk dihet kur mund të ndalet. Dje, bombardoi me drone dhe realizoi disa vrasje të oficerëve më të lartë të Iranit, vrau gjithashtu edhe gjashtë shkencëtarë që merreshin kryesisht me përpunimin e uraniumit për përgatitjen e bombave bërthamore.
Israeli ka deklaruar se bombardimet do të vazhdojnë.
Ndërkohë, menjëherë Irani u kundërpërgjigj me mbi 100 avionë që u drejtuan drejt Israelit, por që u shkatërruan në hapsira ajrore jashtë territorit të saj.
Sigurisht, Israeli do të rinisë bombardime pa prekur popullsinë iraniane për ta ulur në gjunjë atë si shtet, me pretendimin për shkatërruar armët dhe përdorimin e bombave atomike. Për të eliminuar rrezikun.
Në këtë luftë, sigurisht Israeli ka zgjedhur të përballjen në largësi, larg përdorimit të trupave ushtarake. Gjithçka ka qëne e kalkuluar në detaje, edhe pse distanca Israel-Iran kalon 1700 km. Është afër mendsh se Israeli ka patur dhe ka mbështetjen dhe ndihmën amerikane, si në drone e logjistikë.
Por të menjëhershme kanë qënë reagimet e shteteve e fuqive të mëdha
SHBA-të reaguan, por me dy standarte.
Rusia, që ka mbështetur dhe dëshiron të mbështesë Iranin, mendon më shumë një benefic për Ukraninën, për copat e pushtuara prej saj.
Ndërkohë, India, Kina dhe Turqia në format e ndryshme duan të përfshihen në këtë luftë në mbështetje të Iranit.
Ndërsa Europa, dhe kryesisht vendët e BE-së nuk duan ta lëshojnë Ukrainën.
Preçedenti i krijuar në luftën Israel-Iran, është rreziku i madh i hapjes së orekseve në shumë vende ku konfliktët janë të ndezura.
Rusia, mund të joshë interesat e Serbisë për konflikte në Kosovë. Një konflikt i mundshëm, fut mënjëherë në luftë edhe Shqipërinë.
Ndaj, Shqipëria konsiderohet portë kryesore e luftës. Për këtë, është shumë e rëndësishme futja e vendit tonë në BE dhe bashkë me të edhe e Kosovës në strukturat w BE-së dhe në Nato.
Gjithnjë do ta mbaj në mendje fjalimin e Papa Francesco-s në Tiranë, kur me një gjest prej largpamësi dhe shpëtimtari theksoi se: “atje, atje, është porta jonë”…
Është momenti ta ruajmë këtë portë, të rëndësishme për ne, sepse jemi e do mbetëmi kufitarë të përjetshëm…