Siguria e veriut të Kosovës, Kurti: E pamundur të ketë policë në çdo metër, është detyrë e KFOR-it

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në konferencën me gazetarët, se është e pamundur që të ketë policë në çdo metër të territorit në veriun e vendit.

“Është 17% e territorit të Kosovës në veri, janë qindra kilometra në kufi malor e duke pasur parasysh kapacitetet që ka Kosova nuk mund të vendosësh zyrtar policor në çdo 50 metra të këtij kufiri të gjatë.

Nuk është e mundshme të ruhet kufiri në mënyrën se si ju aludoni, ne do i shtojmë zyrtarët policor por aq e gjatë është vija kufitare sa nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm policë që të ruajnë kufirin. Kufirin e ruan ushtria, e ushtria është KFOR. KFOR është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës. Ne do të bëjmë maksimumin me ushtrinë tonë por për të qenë të sukseshsëm duhet të jetë KFOR”,-tha Kurti.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu