Jeta e demokratit Prelë Nilaj, e rrezikuar.
Tensionet politike në Shqipëri janë të frikshme. Pasiguria për jetën ndihet në çdo cep të këtij vendi. Pasardhësit e diktatorit Enver Hoxha, socialistët e sotëm, kanë 10 vjet që vetëm sundojnë, vjedhin e terrorizojnë kundërshtarët politikë.
Vetëm tetë vitet e fundit, janë detyruar të marrin rrugët pa rrugë 935 000 shqiptarë, ose 35% e popullsislë së vëndit, shumica të rinj e të reja.
Kjo shifër e frikshme, u bë publike nga shefi i opozitës. Heshtja e shtetit përballë skandaleve dhe keq qeverisja kanë rritur tensionet dhe pasigurinë popullore.
Kryeministri Edi Rama, i akuzar për korrupsion, ka disa kohë që nuk shkon as në Parlament, por i fshehet shtypit dhe u shmanget pyetjeve për gjëndjen.
Kryeministri ka humbur besimin, pasi ka vjedhur votat, ka akuza për pasuri të pajustifikuara nga i vëllai Olsi dhe bashkëshortja Linda Rama.
Në kushtet e pushtetit kriminal, ka terrorizuar opozitën.
Njëri nder viktimat e këtij sistemi barbar, është edhe i riu Prelë Nilaj.
Ky djalosh, veprimtar i njohur i zonës Malësi e Madhe, është kërcënuar disa herë me jetë, deri sa u bë njëri nga afro një milion shqiptarët që e braktisi vëndin.
Në një festë, atë të Zojës së Vuklit, i riu Prelë Eduard Nilaj, i lindur më 05-07-2003, publikisht është qëlluar me grushte nga disa të rinj socialistë.
Si gjithmonë, ngjarja është trajtuar si zënkë e rastit dhe policia nuk i ka ndjekur si kriminelë, çka nënkupton se dhuna ka qenë e porositur nga struktura të partisë socialiste.
Rastet kur bandat me prapavijë politike kërcënojnë, dhunojnë, por edhe vrasin janë të përditshme.
Vetë kryeministri, disa herë ka kërcënuar kundërshtarët me fjalor banal edhe në Parlament.
I riu demokrat është dhunuar edhe në shtëpinë e tij në lagjen Muriq të fshatit Vukel, një zonë e thellë malore dhe pak e populluar.
Gazeta jonë mëson, se persona të panjohur, i kanë qëlluar në drejtim të banesës breshëri plumbash disa herë, deri sa e kanë detyruar të braktisë vendin.
Krimi e korrupsioni kanë zënë faqet e para të shtypit kudo në Botë. Shteti shqiptar është një përbindëshi që shtyp opozitën, që dhunon kundërshtarët politikë, që fatkeqësisht po boshatis vëndin.
B.N.