Prokuroria e Posaçme ka trokitur në derën e Ilir Metës. Ndaj tij janë bërë një sërë padish dhe madje vetë ish-presidenti ka shkuar në SPAK ku është marrë në pyetje, por duket se gjërat kanë lëvizur dhe sinjalet janë se po veprohet në sekret shumë të fortë.
Sot u zbulua se SPAK ka bërë sekuestro në radhët e familjes Meta dhe flitet për prova, celularë dhe pasuri, por është mbajtur e fshehtë. Ka qenë Kryemadhi që bëri një padi në gjykatë dhe kërkoi heqjen e sekuestros, gjë që nuk u pranua.
Sipas informacioneve, në SPAK janë 7 padi ndaj Metës dhe Kryemadhit dhe disa prej tyre janë bashkuar. Detaj tjetër është se prej datës 17 nëntor Ilir Meta nuk ka dalë në media. Ai u shfaq pak vetëm Ditën e Çlirimit, por nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me aktualitetin politik.
Dyshimet janë se Meta p[o punon nën rrogoz, ndërsa vetë “Pamfleti” ka raportuar se po lufton që të shesë pasuritë nga frika se do i sekuestrohen. Dhe nëse shohim numrin e padive, duket se telashet për të do të jenë të shumta dh e ish-presidenti po i paraprin gjithçkaje.