Një burim i sigurt bën me dije se SPAK-u ka lëshuar urdhërin për arrestimin e Vangjush Dakos, i njohur si ‘peshku i madh’ i Durrësit. Dako ishte nën hetim për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, dhe dosja e tij përfshinte edhe një leje ndërtimi të paligjshme.
Megjithëse urdhri për arrestimin e Dakos është firmosur, policia po vonon ekzekutimin e tij, sipas burimeve të besueshme. Një grup i BKH-së, sipas prapaskenës, e ka marrë Dakon, i njohur edhe si Gjush Akullorja, në darkë të premten dhe e ka çuar në ambjentet e SPAK-ut.
Burime konfidenciale kanë thënë se Dako është pyetur për disa orë dhe më pas u la i lirë. Dako ka fituar famë si një nga kokat e pastrimit të parave në Durrës dhe është pronar i një pallati me 11 kate në Durrës, i deklaruar me një kosto prej 70 milionë lekësh.