SPAK haram rrogën, arresto Erion Veliajn, trafikoi votuesit në Tiranë (VIDEO)

0

Në prag fushate partitë politike zgjedhin të përdorin metoda aspak të ndershme për të rritur numrin e votuesve. Një nga këto metodat është zhvendosja e popullsisë nga një vend në tjetrin për të mbledhur sa më shumë vota.

Emisioni investigativ ‘Piranjat’ ka pasqyruar se sa thjeshtë aplikohet kjo metodë në kryeqytet nëpërmjet disa deklaratash noteriale.

Sipas ‘Piranjat’, dy persona, ku njëri prej tyre është punonjës i Bashkisë Tiranë, i kanë lëshuar me qira 3 banesat e tyre, në Njësinë Administrative nr. 7 dhe 8 banorëve që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përveç faktit që janë punonjës të Bashkisë Tiranë.

Për koincidencë, këto kontrata qira dhënieje janë nënshkruar nga 17-21 marsi i këtij viti.

Pra, pak ditë para zgjedhjeve.

Besim Allmeta, banues në Bërxullë të Vorës, Ilic Maçi dhe Klodian Dalliu nga Babrroi i Kamzës, Dorjan Sula, banues në Bathore dhe Genci Allushi nga Librazhdi, do të qëndrojnë mbi një vit te apartamentet e Fatjon Dhulit, konkretisht te hyrja 7/6, seksioni C dhe kati 1, seksion A.

Por, realisht kjo hyrje qëndron e mbyllur, pasi askush nuk e frekuenton atë. Për ta kuptuar përse nuk banojnë aty, siç thuhet edhe në kontratë, ‘Piranjat’ janë nisur drejt banesave të tyre reale. Dhe të gjithë këto persona e pohuan, se nuk banojnë në Tiranë, por thjesht kanë pasaportizimin te njësia 7.

Fatjon Dhuli, drejtor sektori në Bashkinë Tiranë pohon se këto persona janë të afërmit e tij.

’Kanë qenë të afërmit e mi. Kanë jetuar me mua. Momentalisht kanë dalë, kanë shkuar në punë. Ku qendron probemi se kanë jetuar me mua? Kam hapësirë. E konfirmoj që kanë jetuar dhe po jetojnë. Po jetojnë me mua, janë familjarët e mi, krushqi. Nëse ta kanë pohuar ata që jetojnë atje, ç’të duhet vërtetimi im?’

Ndërsa Hysni Karaj pati një reagim krejt tjetër duke u justifikuar se nuk i kujtoheshin si raste.

Por pas kësaj përballje, ai kërcënoi grupin e xhirimit në telefon.

‘Piranjat’ e përfunduan misionin e tyre me transmetimin e këtij problemi, tani është radha e autoriteteve ligjore që të marrin masat e duhura.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu