SPAK-istë darkë me Soros-Veliaj? Dosjet nuk hetohen me fund shpinë

0

Shkruan Basir Çollaku

Nëse prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH, kanë darkuar me të pandehurin Veliaj dhe kreun e fondacionit “Soros”, Aleks Soros, së paku duhen shkarkuar dhe hetuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Për takime ligjërisht të papërshtatshme me detyrën.

Kjo është e rëndë. Ndonëse jo e pa pritshme.

Është përtej të pranueshmes.

Prokurorët e kësaj Prokurorie dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë më të kontrolluarit. Më të survejuarit dhe njëherësh më të privilegjuarit. Për këtë kreu i saj Altin Dumani, me marrjen dijeni duhet të kërkojë zbardhjen e plotë me detaje.

Kushdo ka darkuar në atë tavolinë pazaresh, të hënën nuk duhet të shkojë në zyrë. Natyrisht këtë nuk mund ta zbardhë ministri Balla, ngrënës e shpartallues i TIMS, e Toyota Yaris, miku Begos, çunave problematikë të Elbasanit. Kjo e shemb besueshmërinë e SPAK. E shkërmoq.

Sigurisht kjo reformë u nis me paratë dhe ndikimin e Soros me draftimin nga ekspertët punëtorë të tij, paguar prej tij. Edhe ofiqet drejtuese i morën po shegertët e tij. Ndaj nuk kemi rastësi por regji.

Veliaj duhet të jetë në qeli.

Në rastin e vrasjes së të miturit Ardit Gjoklaj ai drekoi me prokurorin e kryeqytetit të kohës Petrit Fusha, dhe i bëri derman vetes. Sigurisht duke masakruar ligjin.

Tani ngjarja e inceneratorëve është thuajse e pakapërcyeshme. Nëse Veliaj nuk merret i pandehur nga shumë dosje ku gjendet në hetime, SPAK vazhdon shakatë penale me ushtarë të shitur nga gjahu Soros-Rama-Veliaj. Uroj për jo.

Ndaj Beqja rri larg.

Ahmetaj u lejua të largohej.

Damianin e zvarrisin.

Oltën se bitisin.

Nëse ka ndodhur kjo darkë e gabuar, kjo paudhësi e shëmtuar, është alarm se Prokuroria nuk mundet ti bëjë punët e shtetit me b*thë. Thjesht nuk mundet. Nuk mund të jemi thjesht koloni fondacioni, me gjithë fuqinë e tij sot. Pavarësisht se në thesin financiar të Shoqërisë së Hapur, janë shumë politikanë.

Fotoja e botuar nga A. Soros me Veliajn është mesazh. Rama ka rracionin lobues në USA si përfitim në dosjen e Charles.

Për bashkinë e Tiranës, duhen numëruar gra e familjarë të hetuesve, emëruar nëpër zyra rehatie. Sigurisht nga i pandehuri i munguar. Nuk janë pak. Kjo nuk është vepër, por prodhon kryevepër.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu