Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se SPAK po vepron me standarde të dyfishta në hetimet e tij për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe akuzat ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij. Sejamini tha se SPAK nuk ka hetuar fare këto vite asnjë vendim qeverie për inceneratorët, të cilëve iu hap rruga me 17 vendime të qeverisë “Rama” bnë një ditë.Kjo lloj çështje është një test me rëndësi për drejtësinë e re dhe SPAK-un. Një nga gjërat që duihet të diskutojmë ne këtu është se pavarësisht se kush është apo jo fajtor kjo është një ngjarje që ka pasoja për PD-në në opozitë dhe për Shqipërinë.
SPAK është në një test të madh sepse gjithkush e di se kur heton një ish-kryeministër dh eish-president kjo ka ndjeshmëri.
Minimalja që duhet të bëjë SPAK është që të jetë transparent dhe të mos bëjë shfaqje publike dhe mbi të gjitha të jetë korrekt nga ana proceduriale, sepse ço gabim në këtë aspekt do të t’i zjarr njërës palë apo tjetrës
Arrestimi spektakolar në Rinas ishte i panevojshëm. SPAK duhet të tregojë të njëjtin standard. Kemi folur në këtë studio me qindra herë për inceneratorët dhe kemi thënë: pse është fragmentuar, pse po heton vetëm ata të vegjlit, kur këtu ka patur një ndryshim të politikave kombëtare, ndryshim të ligjit dhe ka patur vendime qeverie dhe ne kemi thënë që a mund të na shpjegojë SPAK-u se si u ndryshuan këto ligje dhe SPAK nuk e ka bërë. Pra kemi të njëjtin SPAK me dy çështje që i ka hetuar në të njëjtën kohë dhe të njëjta hetohen vendimet e qeverisë dhe gjykohen ligjet e parlamentit dhe në rastin tjetër ke që as nuk e heton fare. A kemi këtu standard të dyfishtë.
Prokuroria Speciale ka një standard të dyfishtë sot sepse po gjykon një ish-kryeministër për vendime qeverie dhe ligje parlamenti dhe një tjetër në rastin e inceneratorëve që nuk heton se si u morën 17 vendime në një ditë”- u shpreh Sejamini.