SPAK “pastron” Gjeneral Bajramin, s’del hajdut…

0

Gjeneral Major Bajram Begaj, i zgjedhur nga Partia Socialiste për të qenë President nuk është nën hetim nga SPAK. Burime zyrtare bënë me dije se ndaj Begajt nuk ka asnjë hetim, ndaj ai nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kreu i ri i shtetit.

Prokuroria Speciale ka regjistruar procedim penal për bazën e Shëngjinit, pas kallëzimit të ish-kreut të Forcës Detare Artur Meçollari, por pa emra konkretë, ndaj sipas strukturës antikorrupsion nuk ka asnjë hetim për gjeneral Bajram Begaj.

Më datë 23 maj, SPAK i ka kthyer vetë përgjigje Artur Meçollarit në cilësinë e kallëzuesit, dhe thotë se janë regjistruar dy procedime penale, por në dokument nuk ka emra konkretë.

Më 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë komandant i Policisë Ushtarake.

Sipas padisë, drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

Ish-Shefi i ushtrisë shqiptare akuzohej për “shpërdorim detyre” lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë. Më 29 korrik 2021, SPAK i konfirmoi se kishte nisur hetimet për të dyja këto padi, ndërsa më 14 shtator 2021 pohoi se nuk kishte ende persona nën hetim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu