SPAK Safet Gjici ka perandori financiare, 112 milionë euro tendera

0

Publikimi i videos duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, mund t’i japë fund karrierës politike të Safet Gjicit, por kryebashkiaku i sapo shkarkuar i Kukësit ka krijuar një perandori financiare familjare. Dy kompani të themeluara nga Safet Gjici, Eurogjici-Security dhe Kevin Construksion, që sot menaxhohen nga vëllai i tij Ladrim Gjici, vetëm gjatë 7 viteve të fundit, ka fituar të vetme dhe në bashkëpunim tendera publikë me vlerë mbi 110 milionë euro.

Në mars të vitit 2001, Safet Gjici themelon kompaninë e sigurisë dhe ruajtjes fizike Eurogjici-Security. Në 23 prill 2014 i dhuron aksionet vëllait të tij Lavdrim Gjicit. Nga viti 2015, kompania Eurogjici-Security, me administrator dhe aksioner të vetëm vëllain e Safet Gjicit, reaulzon se ka fituar (e vetme dhe në bashkëpunim me firma të tjera) 48 tendera nga organet e pushtetit vendorë dhe qendrorë, me vlerë rreth 62 milionë euro.

Në dhjetor të vitit 2006, Safet Gjici themelon kompaninë e ndërtimit Kevin Construksion. Në 19 prill të vitit 2014, Safet Gjici ia dhuron aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Gjatë 7 vitevd të fundit, kompania e ndërtimit Kevin Construksion ka marrë, 20 tendera publikë (5 e vetme dhe 15 në bashkëpunim), me vlerë mbi 50 milionë euro.

Safet Gjici ka pasur 87.5 % të aksioneve edhe në Klubin e Futbollit të Kukësit, duke qenë edhe President i klubit. Në prill të vitit 2014, Gjici ia kalon aksionet e klubit sërish vëllait të tij, Lavdërim Gjicit. Ndërkaq, krahas një vile me 3 kate në Tiranë, 9 pasuri të palujtshme (apartamente dhe njësi ndërtimore), një lokal pranë Parlamentit, Kevin Bar, është në pronësi të bashkëshortes së Gjicit, Manjola Gjici.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu