Duke folur gjatë takimit me kandidatët e Partisë Demokratike për bashkitë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ka ngritur një sipërmarrje në Singapor.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ‘parukja’ Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen për tu marrë me këtë sipërmarrje.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste ‘parukja’, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju?
Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve.
Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurtë!
Pra, afera e Durrësit shumë miliardëshe. 420 milionë janë janë djegësat. Të gjitha këto e bëjnë Edi Ramën të ketë frikë çdo sekondë, çdo minutë, ai e përfytyron veten aty ku e ka vendin. Por nuk janë vetëm këto.