SPAK, si Sude

0

Shkruan Ylli Manjani

S(tatistikë)PAK..

Teknikisht, kur statistikat e një gjykate tregojnë se 100% (ose afërsisht) pranohen kërkesat e prokurorisë, pra vetëm të njërës palë, gjykimi nuk ekziston.

Pala tjetër praktikisht nuk ekziston, nuk ka të drejta fare.

Ky është përkufizimi i gjykatave të inkuizicionit.

Në kushtet tona, kur fjala “inkuizicion” nuk na pëlqen, por gjykimi i drejtë e i barabartë i palëve nuk ekziston, atëherë përse duhet gjykata?!  Le të mbarojnë punë njerëzia tek prokurorët…

Le të pranojmë edhe zyrtarisht që kemi një gjykatë inkuizicioni, ku njeriu është thjesht statistikë me të cilën pushteti trashet e qelbet në sundim.

E sigurtë është se një gjykatë e tillë, me këto statistika, nuk ka asnjë lidhje me demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Reforma nuk është perfekte, por po ecën”- SUDE

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu