Nënkryetari i Pl, Petrit Vasili në një postimi në rrjetin e tij social facebook ka bërë një krahasim mes institucioneve të dretjësisë në Itali dhe në Shqipëri.
“Italia heton Ish Kryeministrin, ndërsa SPAK-u në Shqiperi i bën fresk Ramës!”, shkruan ai.
Sipas vasilit “Po të punonte një ditë të vetme SPAK-u në Shqipëri bazuar në ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do të ishte me kohë në burg për Pandeminë.”.
Postimi i plotë:
Italia heton Ish Kryeministrin, ndërsa SPAK-u në Shqiperi i bën fresk Ramës!
Ish Kryeministri italian Conte dhe ish Ministri i Shëndetësisë Speranza nën hetim për Pandeminë!
Akuzohen për keqmenaxhimin e Pandemisë dhe vdekjet e ndodhura.
Po të punonte një ditë të vetme SPAK-u në Shqipëri bazuar në ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do të ishte me kohë në burg për Pandeminë.
Edi Rama me gjithë palacot e tij në qeveri menaxhuan në mënyrë kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandeminë e Covid, që mori jetën e mijëra njerëzve të lënë pa ndihmë shëndetësore, pa mbështetje financiare dhe pa asnjë përkrahje.
Mijra mjekë dhe infermiere u lanë vetëm, të tradhëtuar, të shfrytëzuar e të keqperdorur nga Edi Rama dhe sharlatanët përqark tij.
SPAK-u rëndohet përdite me rreshtimin e tij në krah të së keqes dhe kryeministrit si mishërim i kësaj të keqeje.
Cfarë mjerimi kjo reformë në drejtësi dhe sa të mjerë ata që me duar të pista duatrokasin akoma për të.