Prej mesditës, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash.
Gjykata pritet të vendosë sot nëse do e kalojë për gjykim çështjen, nëse do i kërkojë SPAK të thellojë hetimet apo nëse do e pushojë.
Avokati Spartak Ngjela është i bindur se do të dënohet patjetër.
“Do të dënohet patjetër. Është kapur në flagrancë. Nga flagranca nuk ka shpëtim askush me shitblerje votesh. Ka fituar me 20 vota. Është një njeri i rrezikshëm me veprimtari antishqipare të tmerrshme. Lëri të paguarit që lëshojnë grekët poshtë e përpjetë. Ka blerë vota. Si mund të jetë kryetar bashkie ai. Vetëm injorantët e konsiderojnë kryetar bashkie. Ka marrë fund kjo” thotë Ngjela.
Për Skerdian Dhuli akuza ”është e sajuar me urdhër politik të Edi Ramës”
“Fredi Beleri u kap në flagrancë duke ngrënë sufllaqe. Ça është kjo flagrancë të kapësh në mes të natës në lokalin tënd. Akuzën e ka nisur Rama në mitingun e tij më 6 maj. 8 ditë para se të mbaheshin zgjedhjet. Arsyeja është grabitja e pronës në Dhërmi. Duan të grabisin pronat. Pse Fredi Berli është në burg nuk ka lidhje për shkaqe drejtësie” vijon më tej.
Në replikë Ngjela këmbëngul: Edhe presidenti po të kapet në krim hyn në burg. Është kapur në krim. Çdo njeri që bën krim do të futet në burg. Ai është një njeri që ka blerë vota dhe kurrë nuk do të dalë nga burgu.