Spartak Ngjela: Rama qëndroi si fakir në stadium, teksa stadiumi thërriste emrin e Albin Kurtit, ik o Ramë ziu…

0

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar praninë e kryeminsitrit Edi Rama në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Kreu i qeverisë u fotografua i ngrysur, me në krah bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho, ndërsa Albin Kurti ndodhej larg në tribunën tjetër, në këmbë dhe duke duartrokitur kombëtaren.

Për këtë avokati Ngjela thotë se Rama “qëndroi i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti…”

“Rama i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti…

E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?

Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?

Ik, o Ramë ziu, se nuk ke më të ardhme në Shqipëri, se shqiptarët tani të kanë njohur.”, shkruan Ngjela.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu