Stoltenberg vizitë të papritur në Kiev

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka mbërritur në Kiev.  Sipas raportimeve dhe fotove të postuara në rrjetet sociale tregojnë se Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Kiev këtë mëngjes.

Kjo është vizita e parë që nga pushtimi i Rusisë, në shenjë mbështetjeje për Ukrainën ndërsa vendi po përgatitet të nisë një kundërofensivë.

Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë duke luftuar në luftë dhe shqyrtoi pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev, sipas burimeve nga Reuters.

Rikujtojmë se Stoltenberg ditën e djeshme u takua me presidentin çek, ku një ndër temat që diskutuan ishte mbështetja e NATO-s ndaj Ukrainës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu